Motin tjetër në OKB – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motin tjetër në OKB

11:15 | 22/09/2016
në Opinion
0

Nga Albinot Maloku

Punimet në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, edhe këtë vit, filluan pa Kosovën. Duke mos qenë ende anëtare me të drejta dhe obligime të barabarta me shtetet sovrane e të pavarura brenda organizatës në fjalë, i duhet ende punë deri te anëtarësimi.

Republika e Kosovës e shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të 2008-tës, dhe që nga ky moment ajo e filloi maratonën e shtet-ndërtimit në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të jashtëm. Shpallja e pavarësisë nuk i parapriu edhe anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e bile kjo shpallje nga kundërshtarët e Kosovës u konsiderua e njëanshme. Ky cilësim bëri që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, organizëm ky i OKB-së, të shtjellojë legalitetin e kësaj shpalljeje të pavarësisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së atëbotë, me rezolutën 63/3 të miratuar me votën e 77 vendeve, 6 ishin kundër, kurse 74 abstenuan, i kërkoi GJND-së që të jap një mendim këshillëdhënës. Çështja u artikulua përmes pyetjes, e cila u shtrua para GJND-së, respektivisht para AP të OKB-së nga anëtarja e saj Republika e Serbisë, ishte: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare?” Menjëherë pas kësaj procedure, duke u mbështetur në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i dorëzoi Gjykatës dosjet me dokumentet, të cilat kërkoheshin për përgjigjen e pyetjes së parashtruar. Pas të gjitha procedurave GjND konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, GJND konfirmoi se autorët e Deklaratës së Pavarësisë nuk ishin Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, dhe ata nuk kishin asnjë lidhje me kuadrin e kompetencave të përcaktuara nga IPVQ. Kjo nga fakti që në Deklaratë thuhet “Ne, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë Deklarojmë pavarësinë e Kosovës…”. Po ashtu GJND konfirmojë se as Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por as Korniza Kushtetues nuk janë shkelur. Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk e cënon të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare.

Ky rast nga lobuesit e Kosovës, e sidomos nga Qeveria, nuk arriti të marr hovin e duhur për t’i konfirmuar botës se Republika e Kosovës, plotësisht ka të drejtë që pas shpalljes së pavarësisë së saj, të pranohet edhe në organizatën globale të shteteve, pra në OKB-së. Kjo ndodhi për dy arsye, e para, Serbia në bashkërendim me Bashkimin Europian, menjëherë pas humbjes së betejës me drejtësinë ndërkombëtare, e çeli rrugën për propozimin e një dialogu të saj me Kosovën nën ndërmjetësimin e BE-së. Kjo kërkesë po ashtu u miratua nga AP e OKB-së, dhe dialogu, (siç njihet formati zyrtar) mes palëve fillojë në 2011. Ky dialog i njohur në fillim si teknik e më pastaj politik, i ndërroi kursin e lëvizjes gjithë asaj vëmendjeje e interesi që kishin shtetet e ndryshme për ta njohur individualisht shtetin e pavarur të Kosovës.

Dhe e dyta, nevoja shumëdimensionale e Republikës së Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së u hijezua nga agjenda e re e dialogut, e që ky dialog po del të jetë pa afat të skadencës. Sot, kjo organizatë i numëron 193 anëtare, nga të cilat 111 e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

Republika e Kosovës e themeloi Ministrinë e Punëve të Jashtme menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, ku ministër i parë u emërua Skënder Hyseni, i cili më pastaj u pasua nga Enver Hoxhaj, e ky nga Hashim Thaçi, postin e të cilit e zuri së fundi, i rikthyeri, Enver Hoxhaj. Mungesa e një eksperience më të gjatë shtetërore, e sidomos në dikasterin e punëve të jashtme, ministria në fjalë pati sfida e suksese. Gjatë kësaj kohe sa ekziston MPJ e Kosovës është folur për lëshimet dhe mundësitë, por edhe për të arriturat dhe pengesat gjatë rrugëtimit. Shteti i Kosovës duke i pa të gjitha mundësitë e saja deri më tani, ka një shtrirje jo të vogël të diplomacisë, me një numër të pranuar të ambasadave e konsullatave në vende të ndryshme të globit. Shtrirja gjeografike e tyre është optimale, ku këtu janë 25 misione diplomatike e ambasada, 27 konsullata dhe disa seksione konsullore, të cilat i mbulojnë edhe 24 shtete tjera jo-rezidente. Shteti i Kosovës ka edhe raporte të ndryshme bilaterale e multilaterale, por nuk është anëtar i OKB-së.

Natyrisht, pengesa më e madhe e Kosovës në procesin e anëtarësimit në OKB, mbetet Serbia. Kjo e fundit e ndihmuar nga Rusia, maksimalisht, me gjithë mekanizmat e saj shtetëror ka lobuar kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Ndërkohë që qëndrimi abstenues i Republikës Popullore të Kinës, është shfrytëzuar shkëlqyeshëm nga ana e Serbisë, aq sa kjo e fundit e ka cilësuar si mbështetëse të saj.

Republika e Kosovës dhe Qeveria e saj pavarësisht raporteve të mira me forcat e mëdha perëndimore, për të ardhur deri të anëtarësimi në OKB do të duhej të ndërronte kursin e politikës së jashtme. Ajo do të duhej të shfrytëzonte konstelacionet ndërkombëtare për t’i kthyer në favor të vetin, e kjo nënkupton përpjekjen e forcimit të kontakteve edhe me dy anëtaret kundërshtuese, pra Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës. Shteti i Kosovës duhet të bëjë politikë për interesa të tij, natyrisht, por që të dëshmohet më serioze në arenën ndërkombëtare, nuk duhet t’i klasifikojë shtetet e tjera si kualitative dhe më pak kualitative. Ndaj të gjitha anëtarëve të OKB-së, Republikën e Kosovës duhet të ketë qasje të bazuara mbi interesa. Konfrom kësaj, synimi “vitin tjetër në OKB” duhet të jetë kursori kryesor i Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, deri në anëtarësimin e Republikës tonë në OKB. Shteti i Kosovës nuk guxon të arsyetojë mos anëtarësimin e saj në OKB përmes mendimit të Thomas Grant-it se “Një shtet mbetet shtet edhe kur është apo nuk është anëtar i OKB-së”.

/gazetaere.com/

Etiketa: Albinot MalokuEnver HoxhajGjykata Ndërkombëtare e DrejtësisëHashim ThaciOrganizata e Kombeve të BashkuaraRepublika e KosovësSkënder Hyseni

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Diplomatja greke ngatërron djathin me sapunin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com