Kryeministri Edi Rama në komunikimin e kësaj jave, ka folur për situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq. “Të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri të plotë. Disa persona kanë humbur jetën, por shumë të tjerë janë shpëtuar“, tha Rama.
Për sa i përket epidemisë së gripit, ai u shpreh se: “Janë regjistruar disa jetë njerëzish,diçka të tillë e kishim të dëgjuar nga vendet e huaja që kanë temperatura kaq të ulëta çdo dimër. Sidoqoftë dua të falënderoj Bashkitë e vendit dhe atë të Tiranës, e cila është për t’u marrë shembull për strehimin e endacakëve të rrugëve pasi humbjet e jetëve mund të kishin qenë edhe më të mëdha”.