Në një raportim për situatën e krijuar nga përmbytjet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se ka riparuar pjesën dërrmuese të defekteve të shkaktuara në sistemin energjitik nga moti i keq.
Sipas një njoftimi për shtyp, janë riparuar të gjitha defektet në nënstacione, ndërkohë që 54% e fiderave janë stakuar për efekt sigurie.
“60 për qind e stakimeve në rrjetin shpërndarës ajror janë bërë për shkak të shpejtësisë së erës, ndërsa rreth 90 për qind e defekteve në fidera i përkasin zonave të thella rurale”, thuhet në njoftimin për shtyp.