Si pasojë e motit të keq në Kaninë të Vlorës kanë rrëshqitur gurët.
Bëhet me dije se gurët kanë rënë në zonën ku po punohet për Bypass-in, ku për pasojë është lënduar në këmbë një shofer kamioni.
Mësohet se një nga punonjësit ka qenë duke shkuar në punë. Gurët janë shkëputur nga lagështira.