Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur sot me kalatën e portit.
Mësohet se në momentin e përplasjes, trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë drejt pankinës.
Sipas drejtuesve të tragetit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.