Trageti me pasagjerë nga Komani drejt zonës së Tropojës është detyruar të kthehet mbrapsht. Shkak i kësaj janë bërë mungesa e pastrimit të aluvioneve dhe inerteve të cilat i sjellin në liqenin e Komanit nga përrenjtë malore si ai i Berishës dhe i Merturit.
Për pasojë nga dita e djeshme dhe sot tragetet me turistë nuk kanë lundruar në drejtim të Tropojës. Prej ditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.
Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë, Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit në gjirin e Vlorës. Ndërsa në disa fshatra në Kukës dhe Tropojë reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje.