Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme të shumta me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Në qytetin e Vlorës janë çarë të gjitha tubacionet që furnizojnë me ujë Radhimën dhe Orikumin si dhe janë dëmtuar shtyllat e energjisë elektrike nga punimet e lungomarës.
Raportohet se edhe zona e Ujit të Ftohtë ka mbetur gjithashtu pa energji elektrike.
Strukturat përkatëse po punojnë për rikthimin e ujit dhe energjisë.