Rajoni i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq gjatë dy ditëve të fundit duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.
OSHEE deklaron se grupet e avarisë, Njësia Shkodra 3 ndodhen në terren për të rikuperuar linjat e prekura.
Në kushte tepër të vështira, në rrugë të amortizuara malore që kalojnë buzë humnerave, e në reshje të vazhdueshme shiu, punonjësit po punojnë për normalizimin e situatës.