Mos na fyeni inteligjencën, unë jam mësuese, nuk jam Ti! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos na fyeni inteligjencën, unë jam mësuese, nuk jam Ti!

10:05 | 04/06/2020
në Kryesore
0

Nga Alketa Ipeku

Unë jam mësuese, nuk jam Ti.

Sapo dola nga bangat e universitetit fillova punën si mësuese.

Read more

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

U bëra e tillë e më pas u bëra nënë. Ky profesion u rrit bashkë me fëmijën tim të parë. I rrita së bashku me misionin për të përçuar dije e dashuri.

U përkujdesa se në çdo ditë të punës sime jo vetëm jepja po dhe merrja dije e dashuri. U mësoja nxënësve të donin gjuhën shqipe dhe letërsinë, sikurse u kam theksuar se mbi të gjitha duhet të bëhen njerëz, qytetarë të denjë për të ardhmen e vendit me të cilin i kam të lidhura rrënjët fort.

Kanë kaluar vite e breza nxënësish të cilët sot janë anembanë vendit e jashtë tij në profesione të ndryshme madje shumë prej tyre i kam kolegë dhe ndjehem krenare për çfarë u kam dhënë e kam marrë prej tyre.

Jam ende mësuese me 19 vite punë mbi supe dhe e dua profesionin tim, emocionohem  si ditën e parë të punës për çdo detyrë të realizuar bukur, shqetësohem nga çapkënllëqet e moshës së nxënësve, përlotem nga çdo urim apo fjalë e tyre po nuk e gjej dot veten në fjalët që thonë për mësuesit.

Nuk di qëkur është paturpësi të kujdesesh për veten, të shkosh në parukeri, të bësh manikyr apo pedikyr dhe pse unë nuk jam tip i tillë.

Nuk di që qëkur është krim të lyesh buzë e vetulla dhe pse mbaj mend që në vegjëli (e nuk gjeje lehtë) mësueset e mia e përdornin buzëkuqin.

Megjithatë doja të të thoja ca fjalë Mimi.

Nuk ma nxë goja të të vë ndonjë titull. As të njoh e as më njeh po nuk mund të me fyesh në atë çka është më i shtrenjtë pas familjes po i rëndësishëm se me të e mbaj.

Duhet të dini se keni ardhur në pushtet nga votat e shumë mësueseve anëtare të PS, nuk i njoh ato që të votuan ty, po ndjehem e privilegjuar për ato që njoh unë dhe aderojnë në forcën tënde politike. Janë fisnike e me halle mbi supe.

Duhet të dini se me pagat  e problemet që kanë, pjesa më e madhe e mësuesve e shohin parukierin kur duan të presin flokët se për t’i lyer, vetëshërbim. Ty ta mban xhepi ndoshta të ndërrosh modelin a bojën e flokëve sa herë të të teket.

Duhet të dini se për veshjen ka një kod etike për mësuesit  e nëse ka nga që nuk i zbatojnë ju kujtoj se keni gurin e arrën në dorë  ndaj merrni masa.

Duhet të dini që në qeverisjen tuaj na është lehtësuar puna e ditarit e kemi me copa letre sikurse na keni shtuar evidenca pa fund duke i hequr vlerën dokumentit zyrtar regjistrit.

Duhet të dini që mësuesit përballen jo vetëm me fyerjet tuaja, po shpesh herë  dhe nga ato të njerëzve të tjerë të pandërgjegjshëm e që Dispozitat Normative të hartuara nga specialistët tuaj e kanë lënë të pambrojtur.

Duhet të dini që mësueset sot bëjnë dhe rolin e psikologut i cili mungon në shkolla (1 ditë në javë është e pamjaftueshme prania e tij në shkollë), po paradoksi qëndron në faktin se është pikërish ky i fundit që duhet të japë vlerësim për ne dhe pse na njeh veç si figurë.

Duhet të dini se në më shumë se dy muaj karantinë, veç mësimit online, i kthyet mësuesit në regjisorë, montazhierë, aktorë dhe në një garë të pa shpallur mes njëri- tjetrit për video pavarësisht në e kishin teknologjinë e duhur a jo.

Sa shumë duhet të dini se me çfarë përballen mësuesit sot!

E ju që jeni të zgjedhura me votat tona, që flisni për barazinë gjinore, dhunën ndaj femrës sot fyet pikërisht gjininë tuaj.

Ne nuk jemi ushtarake, jemi mësuese e vishemi e sillemi në përputhje me profesionin tonë.

Jam mësuese dhe nuk e shoh veten larg mësuesisë, ndaj bëni mirë t’i pyesni mësueset me të cilat mund të keni kontakte qoftë dhe në kohë fushate se ndoshta mësoni pak më shumë për ne.

Kolege e mike të miat mësuese, kudo jeni, njihemi ose jo. Mos e dhëntë zoti prekeni nga fjalët e Mimit e rrini pa u martuar (ju beqaret) pa larë, pa krehur, pa lyer se do u dukemi nxënësve jashtëtokësore se ato/ata janë një hap para nesh.

Shumë janë si fëmijët tanë, të tjerë në kufijtë e mbijetesës, e disa janë si fëmijët tuaj që s’u mungon asgjë dhe nuk e njohin tregun apo dyqanet e thjeshta, po veç ata firmato.

Mos na fyeni inteligjencën Mimi ne jemi mësuese, jemi nëna.

Ne edukojmë breza, po ju çfarë misioni keni?

Nuk keni përballë kundërshtarët  politikë me të cilët jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri – tjetrit .

Mos na fyeni. Na lini të punojmë të qetë, na krijoni kushtet në shkolla, na lini në hallet e problemet tona.

Unë dhe gjithë koleget e mia do mbajmë gjithnjë titullin mësuese, po ju?!

Ju do keni  gjithmonë një “- ish” përpara .

 

Etiketa: Alketa IpekuedukimiIsh-ministrja e MbrojtjesmesuesitMimi Kodhelimungesa e psikologut ne shkollaperdhunimi i 15 vjecares

Të Lidhura

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

nga 27
19:30 | 14/01/2026
0

Besnik Halili dhe Vladimir Vladimirov janë dy kokat e duopolit fals të oksigjenit mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë. SPAK është...

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

nga 27
18:42 | 14/01/2026
0

Departamenti i Shtetit vendosi pezullimin e përpunimit të vizave të emigrantëve për 75 vende në një përpjekje për të goditur aplikantët...

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

nga 27
18:00 | 14/01/2026
0

Banori i “Big Brother Vip Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka treguar arsyet e largimit të tij nga shtëpia këtë të...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

nga 27
17:46 | 14/01/2026
0

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të...

Para
Kurti refuzon t’i dorëzojë Hotit detyrën, dërgon sekretarin e tij

Kurti refuzon t’i dorëzojë Hotit detyrën, dërgon sekretarin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

19:30 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

18:42 | 14/01/2026
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com