Mori gjakun e babait/ Në gjendje të rënduar, Florian Përvathit tregon si e siguroi armën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori gjakun e babait/ Në gjendje të rënduar, Florian Përvathit tregon si e siguroi armën

12:43 | 22/02/2022
në Uncategorized
0

Detaje të tjera janë zbardhur 1 muaj nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku adoleshenti Florian Përvathi, i cili ekzekutoi për gjakmarrje fqinjin e tij Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës.

Në dëshminë e fundit që ka thënë i 17-vjeçari ka treguar se e ka siguruar armën në Shkodër. Në gjendje jo të mirë psikologjike ai ka treguar para hetuesve se ishte pajisur me pistoletë gjatë kohës që studionte në shkollën e pikturës, ku qëndroi për rreth 1 vit.

Sipas burimeve, i riu ka treguar me detaje para hetuesve se si ka mundur të sigurojë pistoletën, ndërsa asnjë prej familjarëve apo të afërmve të tij nuk kishte qenë në dijeni se ai ishte i armatosur prej asaj kohe.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Që prej momentit kur iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Lezhës, Florian Përvathi është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit për të mitur në Kavajë, ku i nënshtrohet dhe trajtimit të veçantë nga ana e psikologëve.

Pavarësisht se mundohet të ruajë qetësinë, i riu vijon të jetë i rënduar psikologjikisht që prej krimit të kryer nga ana e tij, ndërsa që prej momenteve të para të ngjarjes, ka bashkëpunuar me organet e Policisë dhe të drejtësisë.

Pak ditë më parë ai ka pasur dhe 17-vjetorin e lindjes, përvjetor të cilin e ka festuar në dhomat e paraburgimit ku qëndron në pritje të mbylljes së hetimeve dhe përballjes me drejtësinë, shkruan panorama.

 

Ekspertiza

Pistoleta me të cilën është kryer krimi dhe gëzhojat e gjetura janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore, për të zbuluar më tepër detaje rreth prejardhjes së armës apo edhe nëse është përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Referuar raportit të Policisë, i cili tashmë i është përcjellë Prokurorisë, rezulton se 17- vjeçari Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar te zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë dhe vrarë një person.

Menjëherë, blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu, të cilin e morën me vete, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Aty gjetën të vdekur 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Pasi Policia konstatoi çfarë kishte ndodhur, prangosën menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndrim tashmë që prej ditës së hënë. Këtë të mërkurë Prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive”.

4 vite burg për një vrasje

Për vrasjen e fqinjit të tij me armë zjarri, me 21 nëntor të vitit 2009, Ndue Lekgjonaj bëri vetëm 4 vite burg dhe prej vitesh jetonte në emigrim. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lezhës, dhënë më 26 korrik 2010, Lekgjonaj gjendet fajtor për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Në vendim thuhet se Lekgjonaj akuzohet për dy vepra penale, ndërsa prokurori i shkarkuar tanimë nga vetingu, Agim Dalipi, ka kërkuar dënimin me vetëm 12 vite burg.

Pavarësisht dënimit minimal, trupa gjykuese i “fali” edhe rreth dy vite të tjera, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite e 6 muaj burg. Në të njëjtën kohë, autori i vrasjes së Gjon Përvathit dhe plagosjes me makinë të djalit të tij, vetëm 14 vjeç në atë kohë, përfitoi edhe gjykim të shkurtuar, duke iu zbritur dënimi me 7 vite. Ndërsa ende nuk dihet se si përfitoi ulje të dënimit edhe të 7 viteve, ajo që dihet tanimë është se autori i vrasjes së babait të katër fëmijëve kreu vetëm 4 vite burg.

Etiketa: armearrestdeshmigjakmarrjei mitur

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
The Sun “masakron” Lukakun, 100 mln euro të hedhura dëm

The Sun “masakron” Lukakun, 100 mln euro të hedhura dëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com