Mori 50 mijë euro për të liruar një kriminel, arrestohet pas një viti hetimesh “juristja” mashtruese në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori 50 mijë euro për të liruar një kriminel, arrestohet pas një viti hetimesh “juristja” mashtruese në Tiranë

14:13 | 15/11/2019
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pas dhënies së masës ”arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës dy ditë  më parë, është arrestuar pas një viti hetimesh 33-vjeçarja Amarilda Leka, e cila duke u hequr si juriste kishte premtuar nxjerrjen nga burgu të një personi të dënuar me 30 vite.

Policia bën me dije se i kishte premtuar shtetasit B.Z. se do të ndikonte në lirimin e të dënuarit A.M., i cili kishte kryer vrasje në vitin 2015 në Memaliaj. Shpërblimi do të ishte 50 mijë €, por pasi siguroi paratë, premtimi i dhënë nga Leka nuk u mbajt kurrë.

Ajo do të gjykohet për veprën penale të ”Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë çon në pranga një 33-vjeçare për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Finalizohet operacioni policor “Bënça”, i ndjekur prej një viti me metoda proaktive.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bënça” bëri ekzekutimin e vendimit Nr. 2541, datë  13.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasen:

A.L., 33 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.

Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase.

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: 50 mijë €arrest me burgB.Z.gjykata e tiranes

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
PD takim me kryetaren e Forumit të Gruas/ Doris Pack: Korrupsioni është në nivele të tmerrshme

PD takim me kryetaren e Forumit të Gruas/ Doris Pack: Korrupsioni është në nivele të tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

16:47 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:21 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:01 | 18/03/2026
Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

15:27 | 18/03/2026
Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

15:15 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –
  • Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com