Aktori dhe regjisori i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Freeman, ka pozuar me flamurin e Kosovës përkrah atij të SHBA-së. Madje flamurin e shtetit kosovar ai e mban në pallton e tij.
Fotografinë e Freeman me flamurin e Kosovës e kanë shpërndarë në rrjetet sociale diplomatët e shtetit kosovarë në Panama.
“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët me të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, thuhet në njoftimin e tyre.

