ISHP ka njoftuar 15 raste të reja me koronavirus ditën e sotme përkatësisht 10 raste në Tiranë, 2 raste në Kamëz, dhe 3 raste në Shkodër.
2 rastet në Kamëz janë infektuar gjatë një ceremonie mortore, nuk dihen ende kontaktet e tyre por mendohet se i kanë patur të shumta.
Raportohet në spitalin Infektiv ndodhen 24 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive ndërsa 1 pacient ndodhet i intubuar.
Po ashtu 269 persona janë të sëmurë aktivë, 69 % e të cilëve ndodhen në Tiranë, ndërsa 75 % e pacientëve të prekur janë shëruar.