• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mjeshtri dhe Margarita”, romani i trishtueshëm e i frikshëm

12:32 | 15/02/2016
në Uncategorized
0

“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë clandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, i ndërlikuar dhe tronditës. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe së vërtetës.
Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t’i shkuar këtij “teatri” deri në faqen e fundit, i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi për të bërë zgjedhjen e duhur, mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë.
Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të refektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar. Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

“Mjeshtri dhe Margarita është një roman mbresëlënës, i trishtueshëm dhe shumë i frikshëm… Është një nga kryeveprat e Letërsisë Botërore”, shkruan Herald Tribune

Lexo edhe

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Mihail Bulgakov Afanasevich, ishte një dramaturg dhe romancier rus, i njohur për përdorimin e humorit dhe satirës.  Ka lindur në Kiev, më 15 maj 1891 dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1916.
Shërbeu si mjek në front gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1926, vuri në skenë pjesët e para dramaturgjike bazuar në romanin “Garda e Bardhë”.
Veprat e Bulgakovit u bënë shpejt të njohura, por për shkak të satirës ndaj regjimit, ato u censuruan.
“Zemra e qenit” u botua në Bashkimin Sovjetik për herë të pare, vetëm në vitin 1987. Ndërsa romani i fundit, “Mjeshtri dhe Margarita”, u botua për herë të parë në vitin 1966.
Bulgakovi vdiq në Moskë më 10 mars 1940.

Skeda:

Titulli: Mjeshtri dhe Margarita

Autori: Mihail Bulgakov

Përktheu: Aleksandër Koli

Zhanri: Roman

Botoi: Ombra GVG

Viti: 2016

Faqe: 616

Të Lidhura

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

nga 27
22:52 | 03/06/2023
0

Kjo është Alma Beqiraj, 46-vjeçarja e cila u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3...

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

nga 27
22:48 | 03/06/2023
0

Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat më...

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

nga 27
22:44 | 03/06/2023
0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip Benz u përplas me një mjet...

Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

nga 27
22:36 | 03/06/2023
0

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, pranë në karburanti në...

Para
“Penalltia e shekullit”, e gjithë bota flet për të

“Penalltia e shekullit”, e gjithë bota flet për të

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com