Mjeku thirrje Komitetit Teknik: S’ka më vende në spitale, presin që të shërohet ose të vdesë dikush – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku thirrje Komitetit Teknik: S’ka më vende në spitale, presin që të shërohet ose të vdesë dikush

09:55 | 06/11/2020
në Kryesore
0

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve, që të reagojnë sa më parë sa i takon shtimit të stafeve mjekësore, e veçanërisht mjekëve respiratorë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Allkja tregon se e ka mbajtur me orë të tëra një pacient në gjendje kritike për jetën në ambulancë, për shkak se në spitale nuk ka më vende për rastet e rënda, ndërsa bën thirrje që të nisë në mënyrë urgjente trajtimi i mjekëve.

Sipas tij, “në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera, nga Tirana por edhe nga rrethet, që presin me shpresë se mos del dikush i shëruar, ose i vdekur, për të hospitalizuar pacientin që mban në bord”. 

Read more

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

Statusi i plotë:

Të nderuar Zonja e Zotërinj ekspertë të Komitetit !

Tashmë COVID-19 është një realitet i zi, që ka shkelur pothuaj në çdo familje shqiptare, diku me dhimbje , diku me tragjedi.

Në mbarë botën që nga 31 dhjetori 2019 deri më 05 nëntor 2020, janë prekur 48 171 563 njerëz nga COVID-19.
Në vendin tonë janë prekur zyrtarisht 22,721 njerëz, prej të cilëve janë shëruar 11,696 dhe kanë vdekur 543 të tjerë.

Këta shifra fatkeqesisht nesër do të jenë më të larta…

Unë si mjek i vijës së parë kam një lutje ndaj Jush, dhe këtë po e shkruaj nga bordi i një ambulance , në pritje, para njërit prej spitaleve Covid të Tiranës për të hospitalizuar një të sëmurë me parametra kritikë për jetën.

Vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka, dhe unë me ekipin tim po i kalojmë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin.

Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera, nga Tirana por edhe nga rrethet, dhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdekur për të hospitalizuar pacientin që mban në bord !

Pandemia e COVID-19 gjunjëzoi edhe vende të pasura e me spitale moderne, e jo më një vend të varfër e me spitale të rrënuara e me mungesa në mjete e në stafe si Shqipëria, por unë nuk dua të diskutoj këtë me ju .

Lutja ime para 7 muajsh për ministren shkoi në vesh të shurdhër, e unë në fakt nuk prisja tê mê përfillte ministrja e shëndetësisë, pasi qasjen e saj ndaj mjekëve e kam kuptuar prej kohësh !

Ajo nuk është si ne !

Ju jeni si ne !
Ju jeni mjekë!

Ju e dini më mirë se sa unë, që COVID-19 është virus respirator dhe shkakton infeksion pulmonar.

Infeksioni pulmonar shkakton ARDS, sindromi i insufiçiencës respiratore acute.

Në ARDS i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar.

Ne edhe respiratorët , ashtu si gjithë bota, i kemi të kufizuar në numër, por le të jemi optmistë që mund të kemi pa limit të tillë!

Siç e dimë mirë, në Shqipëri (por jo vetëm) nuk kemi mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme.

Prandaj, nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim.

Ju e dini mirë që vende si Franca, Gjermania, Belgjika, Italia kanë nisur që në muajin mars 2020 kualifikimin, trajnimin e shumë mjekëve dhe infermierëve për kujdesin intensiv (intubimin, reanimimin dhe asistimin e të sëmurëve me ARDS) në mënyrë që të jenë gati për skenarë më të keqinj.

Ju e dini mirë, që nuk është vetëm Shqipëria por mbarë bota që ka nevojë për reanimatorë sot !

Shqipëria sot ka nevojë për mjekë të kualifikuar të kujdesit intensiv , dhe është e pafalshme që kemi mbetur përsëri me duart nga qielli (t’i lutemi Zotit).

Natyrisht, është e pamundur të kualifikohemi të gjithë për të qenë mjekë reanimatorë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër, por një kurs trajnimi disa javë, për të qenë të aftë për kujdes intensiv në këtë kohë duhej të kishte filluar !

Cdo hotel mund të kthehet në spital nqs ka specialiste, të cilët ky shtet i ka detyruar të marrin rrugët e botës, por çdo spital është thjeshtë një ngrehinë pa to !

Spitalet covid 3 dhe 4 duhet te kthehen në qendra trajtimi për të sëmurët me COVID-19!

Ju lutem, braktiseni propagandën e qeverisë këto momente të rënda për vendin, përqafoni interesin e pacientëve për të cilin jeni betuar si mjekë !

Me shpresë Ilir Allkja, mjek

Etiketa: Ilir AllkjaKomiteti TeknikmjekMjeku i Urgjencës Kombëtarepandemia e COVID-19stafet mjekësore

Të Lidhura

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

nga 27
10:31 | 07/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona,...

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

nga 27
10:11 | 07/02/2026
0

Një bari rreth 55-vjeç është shpallur i zhdukur në Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Tako i cili sipas informacioneve,...

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

nga 27
09:39 | 07/02/2026
0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Mhilli, i dyshuar për dy tentativa grabitje në qytet, nën kërcënimin...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

nga 27
09:31 | 07/02/2026
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së kuorumit la...

Para
Plas keq mes zonjave gjirokastrite në Open/ Fico: Të ka marrë malli për Enver Hoxhën; Kokalari: Familja juaj i ka mbajtur pishtarin

Plas keq mes zonjave gjirokastrite në Open/ Fico: Të ka marrë malli për Enver Hoxhën; Kokalari: Familja juaj i ka mbajtur pishtarin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

10:31 | 07/02/2026
U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

10:11 | 07/02/2026
Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

09:39 | 07/02/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

09:31 | 07/02/2026
Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –

09:15 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –
  • U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –
  • Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –
  • Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –
  • Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –
  • Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –
  • U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com