Mjeku shqiptar, Taulant Muka zbulon terapinë bimore për të luftuar menopauzën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shqiptar, Taulant Muka zbulon terapinë bimore për të luftuar menopauzën

05:05 | 28/09/2018
në Shqiperi
0

Kush tha që simptomat e menopauzës s’mund të lehtësohen? Një studim i fundit i realizuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit Erasmus në Holandë dhe Universiteti i Kembrixhit në Britani, mjeku kryesor i të cilit është shqiptari Taulant Muka, ka dalë në konkluzionin se me anë të një terapie bimore është bërë e mundur lehtësimi i simptomave të tilla si afshet, djersitja gjatë natës, thatësira vaginale, shenja këto që paralajmërojnë fundin e epokës riprodhuese.

Studimi që pritet të ndihmojë gratë në mbarë botën është botuar edhe në revistën prestigjioze “Time”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shkrimi i publikuar në prestigjiozen Time

Në studim, siç thotë mjeku Muka u përfshinë 6,653 gra, ndërsa aleati kryesor i saj ishte ushqimi i pasur me sojë, bimët mjekësore kineze dhe bimë të tjera të pasura me fitoestrogjen.

Kjo terapi ndryshe nga ajo e zëvendësimit të hormoneve nuk ka efekte anësore që lidhen me kancerin e gjerit apo sëmundjeve kardiovaskulare, pasi bazohet vetëm tek ushqimi me bimë që janë të pasura me fitoestrogjene, që shumica e grave aziatike siç thotë Muka i konsumojnë në jetën e përditshme, ndryshe nga gratë në vendet perëndimore.

“Gjatë menopauzës ulet estrogjeni i hormoneve seksuale, gjë që mund të jetë arsyeja pse terapitë që përdorin fitoestrogjenet duket të jenë efektive kundër simptomave të menopauzës. Fitoestrogjenet lidhen me receptorët e estrogjenit dhe për këtë arsye ushtrojë funksione të ngjashme në të gjithë trupin. Ushqimet me bazë bimore të përbëra nga soja, si tofu, miso, tempeh dhe edamame, janë të pasura me isoflavonet e sojës. Por kur bëhet fjalë për vendet perëndimore, marrja ditore e isoflavoneve është shumë e vogël, rreth 2 mg në ditë, ndërsa gratë në vendet aziatike hanë 25-50 mg në ditë”, thotë Dr Taulant Muka, hulumtues në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus.

Ndonëse është i sigurt që përmirësimi i dietës ditore të grave në Perëndim do të sjellë minimizim të simptomave të menopauzës Muka shton:

“Nevojiten më shumë kërkime. Shumë prej studimeve kanë ndjekur gratë vetëm për rreth 12 apo 16 javë. Ne nuk e dimë efikasitetin afatgjatë dhe sigurinë që na jep përdorimi i kësaj kure”.

Para se të shtohen këto shtesa, Muka rekomandon që gratë të flasin me mjekun e tyre dhe të raportojnë çdo ilaç tjetër që ato po marrin, pasi terapitë me bazë bimore që përdoren në kombinim me trajtime të tjera mund të kenë efekte negative.

“Një mënyrë jetese e shëndetshme është shtylla kurrizore për lehtësimin e simptomave menopauzal”.

http://shqiptarja.com/lajm/mjeku-shqiptar-taulant-muka-zbulon-terapine-bimore-per-te-luftuar-menopauzen

 

Etiketa: BimemenopauzemjekTaulant Muka

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Gazetarja vë në siklet Taulant Ballën live: Me kë keni qenë për peshkim ditën e ngjarjes

Gazetarja vë në siklet Taulant Ballën live: Me kë keni qenë për peshkim ditën e ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com