Mjeku Kim Drasa: Përdorimi i tepërt i biçikletës shkakton impotencë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku Kim Drasa: Përdorimi i tepërt i biçikletës shkakton impotencë

16:15 | 03/12/2018
në Shqiperi
0

Përdorimi i biçikletës është një mënyrë shumë e mirë për një jetesë të shëndetshme, por mund të shkaktojë edhe probleme seksuale, veçanërisht te meshkujt. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjeku urolog dhe seksolog, prof. dr. Kim Drasa tregon se pasojat e pedalimit të tepërt mund të çojnë deri në impotencë te meshkujt. Më tej, mjeku thekson se nga përdorimi i tepruar i biçikletës, deri në 85% të rasteve (meshkuj-femra) mund të pësojnë dëmtime kronike në disa pjesë të trupit si qafë, duar, kyçe të duarve, fundin e kurrizit (kërbishte), gjunjë dhe mollaqe (glutealet) ose zonën e trupit që rri mbi shalën e biçikletës.

Cilat janë përfitimet e përdorimit të biçikletës në shëndetin e njeriut?

Biçikleta (çiklizmi apo pedalimi) është një formë e aktivitetit fizik, e cila promovon shëndet në mënyra të panumërta, duke rezultuar në reduktimin e të gjitha shkaqeve të mortalitetit, në individë të ndryshëm, të cilët/at përdorin biçikletën rregullisht. Biçikleta po shndërrohet në metodën popullore të transportit, për fizkulturë dhe kalimin kohës së lirë.

A shkakton dëmtime përdorimi i saj?
Me gjithë benefitet e njohura, në të mirë të shëndetit, duhet të dini se përdorimi i tepërt i biçikletës shkakton edhe dëmtime trupore. Deri në 85% të rasteve (meshkuj-femra) nga përdorimi i tepruar i biçikletës mund të pësojnë dëmtime kronike në disa pjesë të trupit si në: qafë, duar, kyçe të duarve, fundin e kurrizit (kërbishte), gjunjë dhe mollaqe (glutealet) ose zonën e trupit që rri mbi shalën e biçikletës. Impakti i përdorimit të biçikletës mbi shëndetin seksual për shkak të presionit të zgjatur mbi zonën perineale (pjesa e poshtme e trupit, e cila rri mbi shalë) ka marrë vëmendjen e duhur dhe shumë studime kanë raportuar për efektet negative mbi organet seksuale. Pjesa më e madhe e studimeve janë bërë në ata persona, të cilët përdorin biçikletën në distanca të gjata. Për më tepër, studimet kanë raportuar edhe për dëmtime të tjera si simptoma në traktin e poshtëm urinar, çrregullime të urinimit), prostatitis kronik (infeksion kronik të prostatës), sindromin e dhimbjeve kronike pelvike (CPPS), apo dhe strukturën e uretrës.

Read more

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Cilat ishin metodat e përdorura gjatë studimit?
Fillimisht u bë rekturtimi i 14.333 çiklistëve anonimë. Në pyetësor u përcaktuan: tipi i biçikletës, tipi i shalës, këndi i shalës, frekuenca e veshjeve të mbushura, të shkurtra, gjatë pedalimit. Gjithashtu, u përcaktua koha që rri pa hipur në shalë, lartësia e timonit, tipi i sipërfaqes (tokës) ku ata pedalonin/garonin. Gjithashtu, çiklistët u ndanë në dy grupe: çiklistë me intensitet të lartë të përdorimit të biçikletës (ata me mbi dy vite dhe më tepër se tri herë në javë, me një mesatare më tepër se 25 milje) dhe çiklistë me intensitet të ulët, përcaktuar si ata, të cilët nuk arrijnë kriteret me intensitet të lartë si çiklist.

Cilat ishin konkluzionet e arritura pas studimit?
Mbi katër dëmtimet madhore, të cilat shkaktohen tek përdoruesit e rregullt të biçikletës janë: dysfunksioni erectile, mpirja e organeve gjenitaleve, shfaqen simptomat e traktit të poshtëm urinar si dhe striktura e uretrës.

Pra, mund të themi se përdorimi i biçikletës shkakton impotencë?
Kompresioni i strukturave neuro-vaskulare midis shalës së biçikletës dhe symphyzis pubika (pjesa e përparme e kockave të legenit), gjatë pedalimit të biçikletës, shkaktojnë rënien e fluksit të gjakut dhe si rrjedhojë e kësaj jep ulje të oksigjenimit të penisit dhe logjikisht kjo ndodhi negative rezulton në dysfunksion erektil apo impotencë (nuk forcohet penisi). Kjo është konfirmuar edhe nga shoqata amerikane e urologjisë (AUA), në kongreset vjetore të viteve 1998 dhe 1999, respektivisht, duke pranuar lidhjen dëmtuese midis çiklizmit dhe dysfunksionit erektile. Konkretisht, ky dëmtim u konstatua në 13% të 160 çiklistëve, të cilët pedaluan në një tur 540 km. Për më tepër, ky dëmtim seksual u pa se zgjati më tepër se një javë dhe më tepër se një muaj, në 6.95% dhe 1.9%, respektivisht, mbasi çiklistët mbaruan këtë tur dhe ndenjën pushim. Përveç kësaj, pothuaj asnjë çiklist nuk pati simptoma të dëmtimeve seksuale, pas më pak se 200 km pedalimi, gjatë këtij turi. Kjo tregoi se presioni i krijuar midis shalës dhe organeve gjenitale nuk është i mjaftueshëm për të shkaktuar dysfunksion erektile persistent, por përkundrazi, vetëm përkohësisht dhe në situatë ekstreme, pra në pedalim për distanca të largeta (siç janë turet).
Studimet më të mëdha në numër të njerëzve, të cilët përfshihen në studime për meshkujt, kryhen nga studimi i meshkujve në plakje, në Massachutes ku janë krahasuar rastet e përdoruesve të biçikletës në dy ndarje: në ata përdorues të moderuar të biçikletës nën 3 orë dhe në ata përdorues sporti si çiklist, mbi tre orë. Ky krahasim tregoi se ka diferencë mes dy grupeve, në shkaktimin e probleme seksuale. Studimi ‘Angles’ për shëndetin në çiklizëm (5.282 çiklistë) konfirmuan se kanë probleme seksuale

Si ndodh mpirja e organeve gjenitale nga pedalimi?
Mpirja e organeve gjenitale është dëmtimi i dytë nga përdorimi i biçikletës. Ky konkluzion u arrit nga studimi transkutan i presionit të oksigjenit në Glans penis (koka), në 20 çiklistë potentë, me katër tipa të ndryshme të shalës së biçikletës. Ata zbuluan ulje të perfuzionit (kalimit) të sasisë së oksigjenit, ndërsa çiklisti rrinte i ulur mbi shalë. Presioni normal i oksigjenit në penis u mat pas 10 minutash që çiklisti qëndroi pushim, pra jo mbi shalë. Konkretisht, kuptohet se efekti i presionit të lartë të shalës mbi vazat e gjakut dhe nervat është vetëm i përkohshëm, pra për aq kohë sa rrini mbi shalën e biçikletës. Kuptohet se përdoruesit e biçikletës, të cilët qëndrojnë më tepër se 20% të kohës duke pedaluar, e kanë më të paktë mpirjen gjenitale sesa ata çiklistë, të cilët “kurrë” nuk pushojnë së pedaluari. Pulsimi, i cili ndodh mbi nervin Pudental (nervi i legenit), është akoma i pakompletuar sesi ndodh realisht. Ky fenomen është emërtuar me kohë me termin “Alcock syndrome” dhe është menduar se ndodh për shkak të forcës, e cila aplikohet mbi nervin Pudental, brenda kanalit Alcock. Për të dyja gjinitë, burra dhe gra, nervi Pudental do të jetë i prekur, ndërsa kalon përmes kanalit Alockc, gjatë rritjes së presionit, i cili mund të shpjegojë mpirjen gjenitale, e cila është njësoj në të dyja gjinitë. Për gratë, ajo mundet gjithashtu të shpjegojë burimin (shkaktarin) e avaris, dëmtimit të lëkurës, e cila tenton të ndodhi në labiat e vulvës (pjesa e jashtme e organeve gjenitale te gratë) duke krijuar nodule (kokrra) hyperplastike.

Si shkaktohen çrregullimet në traktin e poshtëm urinar nga përdorimi i biçikletës?
Simptomat e traktit të poshtëm urinar (LUTS) janë pothuaj të vërtetuara në përdoruesit e biçikletës, por edhe këto simptoma urinare (çrregullime) janë më të shprehura në ata përdorues me kohë më të gjatë të biçikletës. Striktura e uretrës është ngushtimi i tubit ku kalon urina, nga qafa e vezikës urinare deri në dalje-jashtë trupit. Përdoruesit e biçikletës me kohë të plotë ose të kufizuar (me intensitet të ulur përdorimi) kanë sinjifikatisht shanset negative, më të larta për të pasur strikturë uretre, e cila klasifikohet te dëmtimet më serioze urologjike. Ky përfundim përforcohet pasi ata meshkuj, të cilët nuk përdorin biçikletën, nuk kanë asnjëherë dëmtime të uretrës deri në ngushtim (stricture) të saj. Prevalenca e strikturave uretrale bëhet më e lartë në pesë përqindshat e dytë dhe të tretë, të kohës së përdorimit të biçikletës. Striktura e uretrës është i vetmi përfundim në të cilën arrijnë, në unison, të gjitha studimet për dëmtimet nga përdorimi i rregullt i biçikletës. Mikro-traumat e ndodhura nga dëmtime të përsëritura, me intensitet të ulët, në zonën gjenitale janë menduar si mekanizmi i shkaktimit të dëmtimeve të tepruara genito-urinare. Burrat të cilët përdorin biçikleta me timon më të lartë se niveli normal i krahëve dhe duarve, kanë më pak rrezik për t’iu shfaqur dëmtimet e mësipërme. Burrat të cilët përdorin biçikleta me timon në nivel më të ulët se shala, janë më të rrezikuarit për shfaqjen e katër dëmtimeve të mësipërme. Njerëzit, që nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë biçikleta speciale, atëherë të bëjnë këto dy veprime: shalën ta ulin në maksimum, derisa e lejon lloji i biçikletës dhe timonin ta ngrenë në maksimum.

http://www.gsh.al/2018/12/03/kim-drasa-perdorimi-i-tepert-i-bicikletes-shkakton-impotence/?fbclid=IwAR0fQC9-MQ_xDc4o86Nm9_kvsfUrPSHPCvn4AFzFRxro357Aa_Sy8HI0Ftg

Etiketa: biçikletëimpotencekim drasamjek

Të Lidhura

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Para
Shqiptari i shkruan letër Salvinit: Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë dhe punëtorë

Shqiptari i shkruan letër Salvinit: Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë dhe punëtorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com