Mjekët përballë lëvizjes anti-vaksinë me “çipa, zhapikë, magnetizim” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjekët përballë lëvizjes anti-vaksinë me “çipa, zhapikë, magnetizim”

10:00 | 14/09/2021
në Kryesore
0

Nga Erion Dasho

Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja anti-vax, mjekët janë vendosur përballë trysnisë për të dhënë “prova”.

Mundësisht studime nga shkencëtarë prestigjiozë, të besueshëm përtej çdo dyshimi, që të provojnë me garanci 100% se, e para, vaksina ka efekt (mundësisht magjik) që të luftojë virusin dhe e dyta, se personat që marrin vaksinën nuk do të kenë asnjë efekt anësor, as sot, as për pjesën e mbetur të jetës!

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Dhe këto studime të jenë aq të thjeshta dhe të kuptueshme sa çdokush t’i kuptojë dhe të bindet!

Dhe mjekët ta shpjegojnë këtë në ato pak minuta kohë televizive përballë anti-vax-ëve të eksituar që flasin me patos për çipat, zhapikët jeshilë, magnetizimin e gjakut nga vaksina, konspiracionin botëror maltusian kundër jetës dhe pjellorisë, luftën e establishmentit kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, etj., etj.

Më vjen keq si për ata që më ndjekin në facebook, ashtu edhe për ata që më ndjekin në studio. Kjo është e pamundur! Nuk mund t’u mbushësh mendjen të indoktrinuarve dhe të sqarosh kuriozët në pak minuta për një temë kaq serioze!

Por, ama ka një argument që çdo njeri me mend e kupton. Nëse marrim 1 000 persona të vaksinuar dhe 1 000 persona të pavaksinuar në çdo vend të botës sot, numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve është shumë herë më i ulët midis të vaksinuarve. Kjo ndodh në Izrael, në Gjermani, në Angli, në SHBA dhe, gjithashtu edhe në Shqipëri.

Për një person që ka mendjen e hapur ky është argument se vaksina mbron. Ky person, me mendjen e vet, le të analizojë të gjithë rreziqet e vaksinës dhe le të vendosë vetë nëse do të vaksinohet apo jo!

Vaksina nuk është perfekte, ajo nuk ofron mbrojtje 100%, ajo ka efekte anësore (ato efekte që mund të përkufizohen si “rreziqe” janë fatmirësisht shumë të rralla), kërkimet e deritanishme japin garanci të arsyeshme se vaksina nuk do të ketë efekte anësore afatgjata (por këtë mund ta garantojë me 100% vetëm një terminator nga e ardhmja), etj.

Me këto fakte në mendje, le të vendosë kushdo i qetë, nëse do ta bëjë apo jo vaksinën. Nëse e bën e ul ndjeshëm riskun për komplikacione dhe vdekje nga COVID-i. Nëse nuk e bën, e merr parasysh këtë risk. Kaq e thjeshtë është! Spitalet ama në Shqipëri dhe në botë janë të mbushur me pacientë që thonë “Ah sikur ta kisha bërë vaksinën! Ndoshta sot nuk do të isha këtu ku jam sot…”

Ama, çdo vendim për t’u vaksinuar ose jo duhet të merret me vullnetin e lirë të gjithsecilit dhe pa detyrim…

Etiketa: anti-vaksinëanti-vaxçipaErion DashokonspiracionimagnetizimmjekëtMjekët përballë lëvizjes anti-vaksinë me “çipa zhapikë magnetizim”vaksinëzhapikë

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Kancelarja pritet me protesta, ja pankarta e madhe që…

Kancelarja pritet me protesta, ja pankarta e madhe që…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com