“Mjaftë më me gladiatorët me zinxhirë floriri”, drejtori i Ramës irritohet me situatën në plazhe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mjaftë më me gladiatorët me zinxhirë floriri”, drejtori i Ramës irritohet me situatën në plazhe

11:13 | 03/08/2022
në Uncategorized
0

Lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku polici Arjan Tase, përplasi për vdekje me skaf një vogëlushe vetëm 7-vjeçe që po lahej në breg, ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Gonxhe shprehet se mbrëmë nuk kishte gjumë për atë që kishte ndodhur. Ai ka rrëfyer edhe një ndodhi të përjetuar nga ai vetë në Sarandë, sakaq ankohet për motorët e ujit dhe personat që i ngasin pa kontroll.

Ai teksa përshkuar panoramën që ndodhet në bregdetin si një mish-mash, shton se këto motorë uji përdoren nga ata persona me zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar. Si krahasim Gonxhe sjell plazhet në Kroaci duke thënë se motorët niseshin shumë larg vendit ku lahen pushuesit. Gonxhe shton se duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e –“hesht se do gjesh belanë”, sepse heshtja përkeqëson situatën.

Megjithatë ai thotë se shteti nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, pasi sipas tij duhen izoluar rastet të tilla abuzive.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Postimi i plotë:

MBRËMË NUK KISHTE GJUMË…

Jo më larg se fundjavën e shkuar, në Sarandë, ora 09 kur pret të shijosh jodin, të paktën ajrin e pastër nga buzëdeti, një erë e keqe, që më pas u përforcua në erë karburanti (benzinë), kutërboi tërë vendin. Çunat e motorrave të ujit të hotelit ngjitur, vendosur në një plate betoni që zapton hapësirë të detit (mesiguri ndërtuar pa leje), me bidona të shpifur ngjyrë tulle po furnizonin për shtatë pale qejfe serbatorët e mëdhenj të mjeteve që do na zhurmonin tërë ditën e perëndisë. As që u kishte shkuar ndër mend shqetësimi për fqinjët, por pasi protestova me edukatë, kërkuan ndjesë dhe premtuan orar më të sofistikuar furnizimi. Kjo beton-hunda artificiale që të zë frymën, pamjen dhe që është burim zhurme (kur ndizet muzika shurdhuese) ka motorra uji edhe nga krahu tjetër, bashkë me skafe, një si mol plastike që noton dhe një mish-mash komardaresh. Aty pllaquriten pushuesit, aty hidhen në det, po aty nisen skafet e motorrat e tjerë, një lëmsh që të lodh e të streson veç ta shikosh. E tëra nën vvvvvvzzzzzzz ssssssss bauuuu bauuuu bauuuu të manovrave ujore të gladiatorëve shkumëzues (me zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar). Në Kroaci mbaj mend, në Cavtat, kishte motorra uji por ata niseshin jo mes pushuesve dhe u ndalohej t’i jepnin gaz deri në një largësi, si kur niseshin e si kur ktheheshin! Këtu te ne xhiron ujin sapo ka shaluar samarin, duke të qerasur me koktejl ndotës akustik e gazrash. Në një rrip vend futen edhe skafe taksi që vijnë me porosi, ndërsa as 30 m më larg është si autostradë deti, ku kalojnë me shpejtësi korridoret e skafeve (mbi kapacitet dhe pa jeleqe shpëtimi), brenda 8-shave të motorrave të ujit. Kur ka rënë nata nis rituali i ca si anijeve kitsch, me ca zbukurime mediokre, verbuese e me volume shqetësuese muzike, si disko uji, sa më bosh aq më lart fonia! Edhe këto qasen sa më afër si për të të thënë: s’ke shpëtim! Dhe fiks pasi ti thua: -mbaroi?, aty nis DJ i beachbar-it djathtas, që sapo ka shtuar një platformë hekuri mbi shkëmbinjtë dhe mbi detin, që ti të ndjehesh si në karfosjen e një gaforreje gjigande me nofulla pneumatike, momenti kur ti thua varja, s’do bësh edukatorin në çmendinë dhe i DORËZOHESH fabrikës së stresit! Por tortura vijon, nisin boritë lart! Klientët e disko-klubit duan të hyjnë me gjithë makina në pool-bar, me të dashurat që janë mjete e jo njerëz, dhe zënë rrugë kalimi e shtyhen me rojet që luftojnë! Kafshëri. Fluturojnë çelësa, stivosen prona të lëvizshme, të bjerë një zjarr digjesh i gjallë se nuk fut dot as tub uji ler më të hyjë zjarrfikësja, tmerr! Shkoj kërkoj pronarin, i flas, më premton se do të përpiqet të lirojë hyrje-daljen e klientëve të hotelit ku ndodhesha. Tre netë, tre ballafaqime, i treti me bashkinë mbi mbeturinat trotuareve, të djelën paradite. Në fund ajo që të stërmundon është fakti se janë një shumicë e jona që sillen keq, që s’pyesin fare për tjetrin, për pasojat e tyre tek të tjerët, që as i njohin por edhe as që i duan rregullat me sa duket as për veten e tyre, që shijojnë këtë kaos ku ata janë shkaktarë aktiv ndërsa pjesa tjetër pranojnë në heshtje!

Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë se kaq për veten dhe vendin tonë! Ne duhet të kulturohemi, të kuptojmë se çdo njëri nga ne ka një rol që ndikon! Ne duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e -hesht se do gjesh belanë, sepse heshtja përkeqëson situatën!
Diskot ose në ambiente të mbyllura e me izolim akustik ose larg zonave të banuara e hoteleve! Se na çmendën!
Mjetet e ujit jo më afër se 300 metra nga plazhi, aksesi tek to në marina, mole apo stacione sipas standardeve! Se na vranë!
Duam QETËSI, REHATI, jo DHUNË!

Paqja, rregulli, komoditeti nuk vijnë pa “LUFTË”, nuk arrihen pa BETEJËN tonë të artikuluar, të bashkuar, me çdo formë civile e ligjore kundërshtimi të mundshme, por së pari me shembullin tonë vetjak! SHTETI nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, nëse ne nuk kundërpeshojmë që shumicë të bëhet pjesa e kulturuar, që sjellja negative të izolohet, të shënjestrohet, kudo ku shfaqet! SHTETI nuk është abstrakt, ai reflekton mendësinë kolektive dhe është shumator i prirjeve tona! Shteti në fund jemi tërë ne! Sa miq kemi në shtet që shkelin rregullat? Sa njohim në shkallë, lagje, punë private që përqeshin rregullat? E pra boll bëjmë sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cilësia e tij lidhet me ne! Çtë mbjellim do të korrim…

NGUSHËLLIME familjes së vajzës që humbi jetën nga helikat e një skafi që nuk është ndërtuar dhe krijuar për drifte në plazh! NDJESË nga e tërë shoqëria ëngjëllit që e masakroi PAKUJDESIA dhe PAPËRGJEGJSHMËRIA në sytë e prindërve dhe të pushuesve, paçka se NUK FALET kjo injorancë e egërsi! Duhen masa drastike që jeta të mos pritet si sot nga një tekë. Duhet DREJTËSI! Tani!

Duhet investuar në EDUKATË QYTETARE dhe RREGULLA BASHKËJETESE CIVILE! Tani!

Një botë të tërë të qytetëruar e mbajnë në këmbë RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, ndërsa ne kujtojmë se do ia hedhim? Po pse budallenj janë ata dhe ne dolëm të zgjuarit? A ka CILËSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!

Jemi bekuar nga ky atdhe i mrekullueshëm por ne po sillemi keq me njëri-tjetrin! MJAFT MË!

 

Etiketa: drejtoriedi ramafloririgladiatoretplazhesituatazinxhire

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Afera me inceneratorët, Këlliçi: Rama është kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn…

Afera me inceneratorët, Këlliçi: Rama është kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com