Mjaft me arrogancë! Jep llogari te qytetarët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjaft me arrogancë! Jep llogari te qytetarët –

09:54 | 12/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar për protestën masive qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 12 ditësh, duke mbështetur të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Në deklaratën e tij, KASH thekson se kërkesat e protestuesve janë legjitime dhe duhet të merren seriozisht nga institucionet. Sipas Këshillit, qytetarët kërkojnë mbrojtjen e interesave kombëtare, pasurive publike dhe mjedisit.

KASH kërkon më shumë transparencë, dialog dhe llogaridhënie nga qeveria Rama. Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë mund të forcohet besimi i qytetarëve dhe të përparojë procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas deklaratës, protestat nuk lidhen vetëm me një çështje konkrete, por edhe me shqetësime më të thella si korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit tek institucionet.

Këshilli shpreh shqetësim për mënyrën si janë trajtuar kërkesat e protestuesve dhe dënon çdo qëndrim arrogant ndaj tyre.

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për protestat qytetare, transparencën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

Tiranë, 12 qershor 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh mbështetjen e tij për të drejtën themelore dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të interesave kombëtare, pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit. Protestat e fundit përcjellin mesazhe të qarta dhe legjitime, të cilat meritojnë vëmendje, dialog dhe transparencë nga institucionet shtetërore.

Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke garantuar respektimin e pronës private dhe të drejtave të ligjshme të qytetarëve, duke promovuar një model zhvillimi në bashkëpunim dhe në shërbim të komunitetit, si dhe duke kundërshtuar e parandaluar çdo përpjekje korruptive që cenon integritetin e këtyre proceseve dhe besimin e publikut tek institucionet.

KASH vlerëson se këto protesta nuk lidhen vetëm me çështjen konkrete që i ka nxitur ato. Ato pasqyrojnë gjithashtu shqetësime më të thella, të akumuluara ndër vite në opinionin publik, të lidhura me perceptimin mbi korrupsionin e përhapur, pandëshkueshmërinë dhe, në disa raste, mbrojtjen politike që u ofrohet individëve të përfshirë në afera të ndryshme me interes publik. Këto perceptime kanë dëmtuar besimin e qytetarëve tek institucionet dhe kërkojnë reflektim serioz nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë.

Këshilli shpreh shqetësimin për mënyrën se si janë trajtuar disa nga kërkesat e protestuesve dhe dënon çdo qasje arrogante apo shpërfillëse ndaj shqetësimeve qytetare. Në një shoqëri demokratike, dëgjimi i zërit të qytetarëve, konsultimi publik dhe llogaridhënia janë pjesë e pandashme e vendimmarrjes së përgjegjshme.

Të Lidhura

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

nga 27
10:54 | 12/06/2026
0

Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. Në prill të...

Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

nga 27
10:50 | 12/06/2026
0

Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine dhe pastrim...

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

nga 27
10:44 | 12/06/2026
0

Një tentativë grabitjeje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një filial i Union Bank....

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

nga 27
10:40 | 12/06/2026
0

Një tentativë grabitjeje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një filial i Union Bank....

Para
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëshohen 20 masa sigurie, në listë disa biznesmenë të njohur –

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëshohen 20 masa sigurie, në listë disa biznesmenë të njohur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

10:54 | 12/06/2026
Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

10:50 | 12/06/2026
Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

10:44 | 12/06/2026
Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –

10:40 | 12/06/2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëshohen 20 masa sigurie, në listë disa biznesmenë të njohur –

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK,, 20 masa sigurie për biznesmenë të lidhur me Ballukun (Emrat) –

10:34 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –
  • Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –
  • Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –
  • Tentohet grabitja e një banke në Tiranë, autori kapet me pistoletë lodër –
  • Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK,, 20 masa sigurie për biznesmenë të lidhur me Ballukun (Emrat) –
  • Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëshohen 20 masa sigurie, në listë disa biznesmenë të njohur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –
  • Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com