Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash, është dhe biznesmeni Ilir Shtufi.Ky i fundit rezulton edhe në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ku është favorizuar në tenderat e rrugëve, konkretisht në një tender të Unazës së Madhe.
Ilir Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.
Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.
Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku.
Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.
Kujtojmë se në kuadër të një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit u lëshuan 20 masa, ndërsa është ekzekutuar vetëm disa prej tyre.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim










