Mitizimi i Kokëdhimës, si luftë ndaj Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitizimi i Kokëdhimës, si luftë ndaj Ramës

10:24 | 26/01/2016
në Uncategorized
0

Nga Mero Baze

Vemendja e shtuar ndaj zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste dhe ringjallja e kërkesës për “formularë” para selisë së Partisë Socialiste, duket se po shtojnë zërat kritikë mbi Koço Kokëdhimën, tani dhe nga vet zyrtarë të Partisë Socialiste. Një shkrim i Nikoll Lesit tek “Koha Jonë” e çonte në piedestal fuqinë e Kokëdhimës dhe raportet e tij me Edi Ramën, ndërsa disa deputetë të rajonit të Jugut, kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj tij, në mbledhjet brenda PS.

Por, a është në të vërtetë Kokëdhima fajtor për çfarë po ndodh në PS?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

E vërtetë është se “miti” i Kokëdhimës po krijohet brenda PS, si një qyrk faji për të gjithë ata që nuk përballen dot me Edi Ramën dhe kanë drojë ta kritikojnë atë hapur. Shumë probleme reale në rajonin e Jugut, janë probleme të krijuara jo nga pushteti i tepërt i Koço Kokëdhimës, por paaftësia e tepërt e tij, për të bërë punët formale të partisë.

Fjala vjen, vonesat në zgjedhjet e strukturave të socialistëve në Vlorë dhe Gjirokastër, është tërësisht pasojë e lëmshit organizativ që ai ka krijuar me struktura paralele, me çupa e djem informalë, që u telefonojnë kryetarëve të Bashkive sikur t’i kenë shoferë personalë apo pastrues zyrash, dhe me idetë e tij herë qesharake e herë delirante, për mënyrën se si partia duhet të jetë e përqëndruar rreth tij, dhe në shërbim të punëve të tij.

Hidhini një sy çfarë iu ka bërë socialistëve në Gjirokastër. Në Dropull ka vënë kryetar shtabi, kryetarin e MEGA-s, zonat që përmbysën rezultatet e PD-së, si Cepo apo Libovovë, i ka lënë jashtë vemendjes, dhe kryetarin e PS duket se e ka paracaktuar, duke injoruar steukturat formale të PS-së.

Është qeshrake se ka marrë zyrën e Genc Rulit me qera duke e lyer nga blu në pink, dhe duket se më shumë problem ka po të jetë ndonjë drejtor i afërt me Arben Ahmetajn, se sa me Arben Ristanin.

Aq qeshrake është përpjekja e tij për të personalizuar partinë, sa para Vitit të Ri, siç më tregoi një drejtor, dhuruan nga 20 mijë lekë gjithë drejtorët, me të cilat u blenë ndihma ushqimore për familjet e varfëra gjirokastrite, të cilat u ambalazhuan me logon “Nga deputeti Koço Kokëdhima”

Këto dhe të ngjashme me këto, në Përmet, Tepelenë Sarandë e Vlorë, janë problemet e Kokëdhimës dhe këto probleme, ai nuk po i krijon se ka shumë pushtet, por se kërkon shumë pushtet.

Edi Rama ka një distancë të qortueshme nga punët e PS-së, për të mos thënë një bezdi nga të marrurit me to, dhe Kokëdhima është njeriu që ja ka hetuar dhe shfrytëzuar më shumë se kushdo tjetër këtë cilësi. Për fat të keq, nuk ja ka dalë të jetë i suksesshëm duke i marrë vetë punët në dorë, por dhe mund t’ia kishte dalë dhe sërisht nuk do ishte meritë e Ramës, siç nuk është dështim i tij.

Kokëdhima duhet sulmuar për çfarë bën Kokëdhima dhe jo për çfarë nuk bëjnë deputetët e tjerë. Për ato përgjegjësi që i takojnë Edi Ramës, duhet kritikuar Edi Rama dhe jo Kokëdhima.

Fjala vjen, kritiku më i ashpër i Edi Ramës në Partinë Socialiste, Ben Blushi, nuk ka kritika për Kokëdhimën, por për Ramën, pasi problemet që ai ngre rreth Kongresit dhe ciklit të zgjedhjeve në PS, pavarësisht se mbrohen nga Kokëdhima, i përkasin Ramës.

Kokëdhima tentoi të bëjë një projekt pilot të organizimit të PS-së në rajonin e Jugut, dhe nuk bëri dot as projektin pilot, as zgjedhjet në struktura dhe është në kufijtë e shkeljes së statutit të PS me afatet, kur duhet t’i kishte përfunduar këto punë. Askush nuk bëri betejë gjatë këtij procesi me Kokëdhimën, nga gjithë deputetët e Jugut, përkundrazi e lanë të sillej si “Pasha” dhe tani që procesi po dështon, po e fajësojnë atë. Asnjë kompetencë më shumë se secili deputet i Jugut nuk ka Kokëdhima, dhe nëse dikush do t’i kishte treguar vendin qysh në fillim, nuk do kishin shkuar tek kjo situatë.

Askush nga deputetët e Jugut, nuk pashë të kundërshtonte idetë gjysëm utopike dhe shumica korruptive të tij, për konsorciume të përbashkëta mes bashkive dhe biznesmenëve, pavarësisht se bashkia më besnike e tij, Saranda, ja hodhi poshtë. Askënd nuk kam parë të bëjë betejë për tentimin e tij për të kontrolluar projektet e zhvillimit të bregdetit apo të kontrollojë fituesit e punëve publike në rajon. Ai më shumë se sa fuqi nga Edi Rama, ka gjetur një hapësirë bosh të papenguar nga Edi Rama, për të qenë një superdeputet i rajonit. Deri këtu ai ja arriti duke u vetëdeklaruar, vetemëruar dhe vetdekoruar. Por tani që erdhi momenti final, po shikohet se ai është vetmashtruar, pasi rezultati është zero. Ai nuk bën dot zgjedhjen e strukturave drejtuese të PS dhe ka dështuar në çdo ide, si për organizimin politik, ashtu dhe aftësitë menaxheriale që tenton të diktojë. Nëse kjo situatë vazhdon kështu, Qarqe si Gjirokastra mund të kenë suprizë për PS-në, duke dalë parti e tretë, nëse Rama nuk çon aty figura autoritare të PS, që mund të përmbysin katrahurën e krijuar prej Kokëdhimës.

Miti që krijohet për të, në përpjekje për t’ia faturuar Edi Ramës, është një sulm i msheftë politik ndaj Edi Ramës, i cili i bën nder Kokëdhimës. Por mos e merrni kaq të ndërlikuar këtë situatë dhe mos bini në grackën e Koços për të folur për plane të mëdha dhe vizione që nuk u duket drita në fund të tunelit. Mos e merrni për një gjeni, që ka dhe një supermbështetje nga kryeministri. Mund ta merrni siç është në të vërtetë në shumicën e bizneseve të tij dhe ideve për zhvillim. I paaftë!

Gazeta Tema

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dy foto me nga një mijë fjalë secila dhe Sazani në mes

Dy foto me nga një mijë fjalë secila dhe Sazani në mes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com