“Misteri i zhdukjes së trefishtë në Shkodër”, Hajdarmataj: Policia e Shtetit, në krizë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Misteri i zhdukjes së trefishtë në Shkodër”, Hajdarmataj: Policia e Shtetit, në krizë (Film)

11:51 | 06/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Tre persona Vilson Pal Çutaj, Klement Nush Pepaj, Danjel Rrok Pepaj, nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor.

Ndërkohë mendohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë. Ngjarja u publikua nga gazetari i “ABC News” Artan Hoxha.

Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denoncim për zhdukjen e tyre, fill pas publikimit të ngjarjes së rëndë.

Read more

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Ndërkohë Babai i Klement Pepaj, hodhi dyshimet se djali i tij është vrarë.

Eksperti i kriminalistikës, Arben Hajdarmataj i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” foli për zhdukjen e trefishtë në Shkodër.

Hajdarmataj theksoi se pavarësisht lidhjeve farefisnore, qëllimi final është përfitimi nga pazaret e drogës dhe se përpara fitimeve të planifikuara nuk vlerësojnë asgjë tjetër.

“Di që ishin të tre kushërinj. Në momentin që arrijnë që tu prishën pazaret nuk llogarisin më lidhjet farefisnore. Nëse do t’i hyjmë një analize psikologjike, këtyre personave nuk u funksionon pjesa e marrëdhënieve njerëzore dhe para fitimeve të përfituara nuk mendojnë asgjë. Besoj se nëse ka një përkushtim maksimal të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë kjo ngjarje nuk do të vonojë që të zbardhet”, sqaroi eksperti i kriminalistikës.

I pyetur se përse pikërisht në këtë zonë, Hajdarmataj tha se Malësia e Madhe është kthyer në një bazë të kultivimit të kanabisit.

Hajdarmataj: Kemi disa zona në Shqipëri, një hartë të kuqe sa i përket kultivimit të kanabisit, ku përfshihet Malësia e Madhe, (pra e gjithë lugina deri në Theth) . Ato zona janë të vështira për tu kontrolluar nga policia sa i përket mbikëqyrjes me këmbë. Informacione ka, sepse nuk është xhungël, Malësia e Madhe ka disa fshatra. Edhe presidenti Meta i ka vizituar më këmbë të gjitha bjeshkët.

Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se këto ngjarje thuajse po bëhen të shpeshta, sidomos rastet e zhdukjes së personave.

“Zhdukja e personave është shkalla më e lartë e kriminalitetit, është një nga format që përdor edhe mafia. Sa i përket rastit në Malësinë e Madhe, në bazë të dhënave të disponueshme, dyshohet se zhdukja e këtyre personave është për shkak të konflikteve që kanë për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit.

Tashmë ka kohë që Malësia e Madhe është si të thuash, bazë për kultivimin e hashashit. Është edhe koha e vjeljes së hashashit. Ka persona që e pikasin se ku është një parcelë e mbjellë dhe hyjnë në momentin e vjeljes për ta vjedhur. Realisht kemi pasur edhe raste ku në Shqipëri kanë ndodhur vrasje në momentet kur thahej bima narkotike, për të realizuar edhe vjedhjet”, tha ai.

Sakaq Hajdarmataj tha se fatkeqësisht Policia e Shtetit Shqiptar nuk arrin të kontrollojë territorin, ndërsa për arsyet tha se përse ndodh diçka e tillë u shpreh se duhet realizuar një analizë e thellë. Ndonëse sipas tij faktor mbetet krizë që ka përfshirë Policinë e shtetit.

“Është një krizë e thellë e besimit që ka kapur policinë, pra do të thotë që qytetarët shqiptarë nuk kanë besim te policia, për të dhënë informacion. Por nga ana tjetër ka edhe një krizë brenda policisë. Domethënë strukturat vartëse nuk japin informacion tek strukturat eprore.

Kjo krizë besimi nuk ka filluar tani në Policinë e Shtetit, sa i përket kontrolleve të lëndëve narkotike. Kjo ka filluar shumë më herët dhe kulmin e ka arritur kur zoti Tahiri  drejtoi Ministrinë e Brendshme, sepse mbjellja dhe kultivimi i bimës narkotike i hashashit, kur zoti Tahiri drejtonte Ministrinë e Brendshme filloi si një skemë piramidale. Pra, fillonte tek ai që e kultivonte, tek polici që mbulonte zonën, eprori dhe për të vijuar deri te drejtori i qarkut dhe logjikisht shpërndahej më tej.

Këtu filloi edhe inkriminimi masiv i Policisë së Shtetit sa i përket këtij lloj aktivitetit. Imagjinoni një strukturë me rreth 11 mijë personash që të ketë këtë lloj krize, duke mos arritur të koordinohen. Nuk futem tek pjesa e strukturimit kriminal, ku nuk mund të them se e gjithë Policia e Shtetit, por persona…drejtues të caktuar janë pjesë e trafikimit të drogërave të rënda. Propaganda e qeverisë arrin deri në njëfarë mase që shuan zërat tonë, por raportet ndërkombëtarë flasin për shifra të larta”, tha Hajdarmataj./abcnews

Etiketa: Arben HajdarmatajDanjel Rrok PepajEksperti i kriminalistikësKlement Nush PepajPolicia e ShtetitVilson Pal Çutaj

Të Lidhura

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

nga 27
14:19 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e...

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

nga 27
14:15 | 26/04/2026
0

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

nga 27
14:05 | 26/04/2026
0

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për...

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

nga 27
13:55 | 26/04/2026
0

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen...

Para
Komisioni Europian: Të tërhiqet paketa “antishpifje”, as rishikimi i ligjit nuk e ka sjellë në parametra

KE jep 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor: Angazhohemi fuqishëm për zbatimin e reformave

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

14:05 | 26/04/2026
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

13:55 | 26/04/2026
Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

13:41 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –
  • Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –
  • Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –
  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com