Mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus, grupi hetimor po dyshon për vrasje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus, grupi hetimor po dyshon për vrasje

16:49 | 16/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus në resortin “Gloria Palace” mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi.

Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Read more

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd.

Në Ohër kanë konsumuar drekën dhe sërish në kthim mësohet se kanë ndaluar sërish disa minuta në Librazhd për kryerjen e nevojave personale.

Pasi janë kthyer nga Ohri, katër turistët rusë janë ngjitur fillimisht në dhoma ku kanë porositur saunan. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata zbresin dhe futen në sauna teksa punonjësja e hotelit iu jep robdishambët.

Burime bëjnë me dije se në dëshmi para prokurorëve, punonjësja e hotelit është shpehur se i ka pyetur nëse dëshironin diçka për të ngrënë apo pirë dhe ata janë përgjigjur se nuk kishin nevojë për asgjë.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Grupi hetimor ka bërë verifikimet e ujit të pishinës, kondicionerëve dhe ambientit të Saunas duke mos gjetur asnjë element që mund të çonte në asfiksimin e rusëve, ndërkohë që në dhomë është gjetur vetëm një shishe birre e hapur, e cila është marrë për verifikim.

Pas njoftimit për ngjarjen, punonjës të ambasadës ruse shkuan gjatë mbrëmjes së djeshme në hotelin ku katër turistët u gjetën të vdekur.

Grupi hetimor është duke kryer edhe verifikime të mëtejshme në lidhje me atë që përfaqësojnë katër rusët e vdekur, gjë që të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Etiketa: kavajemister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rusQerretresorti “Gloria Palace”

Të Lidhura

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

nga 27
20:39 | 03/06/2026
0

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

Para
Nderohet dirigjenti i parë i operas Mustafa Krantja, i biri rrëfen emocionet mes dy brezave (Film)

Nderohet dirigjenti i parë i operas Mustafa Krantja, i biri rrëfen emocionet mes dy brezave (Film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026
Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com