Për të gjithë ata që e nisin ditën herët dhe televizori është shoqëruesi më i mirë i mundshëm në orët e para të mëngjesit, ka një alterantive të re.
Që prej datës 18 shtator “Mirëmëngjes Shqipëri”, nis transmetimin në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Lidhje direkte nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të rejat më të fundit nga sporti e shumë fusha të tjera.
Nga e hëna në të premte prej orës 06:30-08:00 pjesë e mëngjeseve tuaja do të jetë gazetari Enkel Demi, ndërsa Blerina Shehu dhe Arbër Çepani do t’u shoqërojnë nga ora 08:00-10:00.