Më mirë të dish apo (sesa) të kesh?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më mirë të dish apo (sesa) të kesh?!

22:30 | 30/12/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Marin Mema
Nuk do të ekzagjeroja, nëse do të thosha se Shqipëria është një vendi unikal sa i takon pasurive turistike referuar hapësirës së saj, por padyshim mbetet edhe më unikale, kur vjen puna për t’i përdorur këto pasuri në të mirën e saj.
Por ku çalon çështja?
Një analizë e thjeshtë, për të cilën prej kohësh i gjen në një mendje edhe vetë shqiptarët lidhet për shembull me faktin se vendi ynë ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, e cila ose është mbytur në ndërtime betonizuese ose nuk ka infrastrukturë dhe projekte të denja për t’i kthyer në destinacione të mirëfillta turistike. Sot, pjesë të tëra, siç është gjiri i Kepit të Rodonit, bregdeti i Fierit, plazhi i Godullës, Rrushkullit, presin një zhvillim të vërtetë në trajtë turizmi jo më spontan e të paorganizuar, por të vendosur në binarët zhvillimorë europianë.
Duke lënë pas turizmin bregdetar, mund të themi edhe që Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor e megjithatë është një fakt i njohur tashme se shqiptarët në masë dërrmuese shkojnë në Mavrovë, Kolashin e gjithkund tjetër. Sigurisht, ka një grup vendesh që vitet e fundit janë zhvilluar, siç është rasti i Razmës, Thethit, Vermoshit, Dardhës, Valbonës, Voskopojës etj., por për t’u kthyer në destinacione të mirëfillta duhet shumë më shumë, përsa kohë kapacitetet akomoduese momentale në këto vende janë të limituara.
Më tej akoma, mund të sjellim në vëmendje edhe vende më pak të njohura dhe eksploruara, si psh. parku kombëtar i Shebenikut në Librazhd, për të cilin është e vështirë të mendosh se diku tjetër mund të ketë falur natyra kaq shumë, e po kështu mund të vijoj me Gërmenjin, Vithkuqin, Lëpushën, Qafë Shtamën, Dumre, Prespë, Hotovë, etj. Të gjitha vendet e mësipërme janë dëshmi se Shqipëria është një mrekulli e falur nga natyra, por fatkeqe për shkak të masakrës së barbarëve ndaj pyjeve.
Një tjetër aspekt që duhet të na bënte të ndiheshim krenar është edhe prezenca e shpeshtë e monumenteve të kulturës, të cilët diku nga mungesa e mirëmbajtjes dhe diku nga shpërfillja e instinkti shkatërrimtar, ose kanë humbur ose nuk shfrytëzohen siç duhet. E sigurisht këtu nuk flitet vetëm për destinacionet e përhershme, siç janë Butrinti, Apollonia, Kruja, Antigoneja etj., por është me vlerë të dimë se Shqipëria ka shumë mundësi të tjera që do t’i shtoheshin një liste të gjatë vlerash. E pra, për ironi të fatit është e vështirë të mendosh se veç banorëve të zonave ka të tjerë që njohin, psh. kalanë e Kardhiqit, atë të Zhulatit jo larg Tepelenës, qytetin e Nikaias në zemër të Mallakastrës, atë të Sardës pak kilometra nga Shkodra, kalatë e Qinamit, Gurit të Bardhë apo vlera si ajo që përcjell kalaja e Grezhdanit në Dibër e kështu me radhë. Lista e këtyre xhevahireve që zbukurojnë Shqipërinë vijon edhe me Albanopolin, Dimalin, Palokastra, Dorëzi, Ndroqi, Vigu, Kalaja e Kratulit, Leklit, Matohasanajt, varret unikale ilire në Selcë të poshtme, Hija e Korbit, Hadrianopoli, Irmaj, Gurëzeza, Kalaja e Sopotit në Borsh, ajo e Këlcyrës, Leklit, Olympes, Laçit, Pogradecit e madje edhe kalaja me histori të jashtëzakonshme e Drishtit. Të gjitha këto pasuri antike që s’janë të vetmet, flenë në pritje që dikush të kujtohet, jo thjesht për t’i renditur ndër regjistra, por për t’i rikthyer në vende vërtet të vizitueshme.
Pavarësisht marrjes së masave për të vënë në lëvizje mekanizmat e ndryshkur, nuk mundet më të kënaqemi me turistë disa orësh në Gjirokastër, Berat, Sarandë etj., por duhet të gjejmë mënyrën për t’i mbajtur sa më gjatë, sepse fundja kemi çfarë t’u ofrojmë.
Në fund të fundit, Shqipëria mbetet një vend i jashtëzakonshëm, të cilin duhet vetëm të dimë ta njohim dhe ta reklamojmë. Deri sot nuk e kemi bërë, dhe për dreq mbetemi një vend plot pasuri, porse me xhepa bosh…
Ka ardhur momenti t’i japim fund dilemës: Më mirë të dish apo (sesa) të kesh?!
http://blitz.al/kendveshtrime/me-mire-te-dish-apo-sesa-te-kesh/
Etiketa: KolashinMarin MemaMavrovëMë mirë të dish apo (sesa) të kesh?!Razëmte dishte keshThethiVermoshi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Po vdes nanë, sot po vdes…

Po vdes nanë, sot po vdes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com