Mirë, këta në ekran janë të degjeneruar, po juve ju ka humbur pulti? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirë, këta në ekran janë të degjeneruar, po juve ju ka humbur pulti?

16:27 | 27/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Iva Tico

“Qëllimi i televizionit borgjezo – revizionist është të degjenerojë masat”, thuhej në një nga qindra parrullat, që përpara ’90-ës afishoheshin ngado, që t’i tregonin popullit se si duhej jetuar sa më mirë për të qenë qytetar i denjë i vendit, që kishte mbetur i vetmi fanar komunist.


Sot kohërat kanë ndryshuar dhe ne jemi vetë vend kapitalist. Bëjmë çmos të dukemi edhe borgjezë, por jo gjithmonë ia dalim. Parrullat e dikurshme i kemi harruar, thjesht na bëjnë të vëmë buzën në gaz, kur na dalin përpara. Por kemi parrullat e sotme, që i shkruajmë nëpër rrjete sociale, tituj portalesh, grupe whatsapp-i.
Dhe ato që po lexoj këto ditë nuk është se në thelb janë ndryshe nga kjo e mësipërmja, thjesht janë formuluar me frymën e shekullit të ri. Për shembull, po ta formuloja sipas parrullës së mësipërme zhurmën e këtyre ditëve për shfaqjen e vajzave të zhveshura në ekrane dhe trajtimin e femrës si objekt, do ta shkruaja fiks kështu: “Qëllimi i televizionit borgjezo – revisionist, që përfaqësohet nga Ardit Gjebrea dhe Ermal Mamaqi, është të degjenerojë masat”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Po mirë këta që duan të na degjenerojnë, po ne masat pse i shohim? Mirë ata kanë këto qëllime armiqësore, po ne ku e kemi pultin e televizorit? Mirë ata që i trajtojnë vajzat si objekte seksuale, po këto vajzat me zor po i marrin? A nuk janë “masat” ato që këtë lloj shfaqjeje kërkojnë? Apo masat e duan dhe pastaj po masat ngrihen kundër?
Përtej parrullës së dikurshme, televizioni i sotëm “borgjez” nuk ka aspak si qëllim edukimin e masave. Si kapitalist që është, ka qëllimin e vetëm të shfaqë prodhime që mbulojnë kostot e veta dhe të sigurojë fitime për pronarët. Pra, të nxjerrë në ekran ato programe që sigurojnë audiencë, që pastaj audienca të sjellë reklamë. Kush është audienca? Masat. Pra, prodhohen ato që duan masat. As më shumë e as më pak. Nëse nuk do mendonin pikërisht shifrat e audiencës, Ardit Gjebrea apo Ermal Mamaqi mund të bënin programe thjesht për qejf të shpirtit të tyre, me këngë në piano apo humor anglez, sepse që të dy nuk janë as të çmendur, as “të degjeneruar” që të përdorin kërcimtare pa mbathje apo balerina me këmbë përpjetë. Thjesht, kështu ua do puna. Masat e kanë vetë në dorë të mos i shohin më të tilla programe, të na tregojnë që vërtet preferojnë gjëra të tjera. Dhe televizioni kapitalist do t’ua japë!

/tiranapost.al/

Etiketa: ardit gjebreaborgjezErmal MamaqipultiTVuva tico

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Prindërit shqiptarë të shokuar nga tekstet shkollore të fëmijëve, ja një “tregim humoristik”

Prindërit shqiptarë të shokuar nga tekstet shkollore të fëmijëve, ja një "tregim humoristik"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com