Mirditorja përlot Parlamentin: Ejani në fshat e shikoni Kristinën që ngrihet para diellit e ulet shumë pas tij…(film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirditorja përlot Parlamentin: Ejani në fshat e shikoni Kristinën që ngrihet para diellit e ulet shumë pas tij…(film)

17:00 | 01/10/2017
në Uncategorized
0

Lot në Parlamentin e Shqipërisë… Një rrëfim sa i bukur dhe tragjik, një botë në dukje e largët, por realiteti i shumë të rinjve shqiptarë. Rigerta Loku, vajza nga Mirdita, ish-studente e “La Sapienza” me lot në sy tregon për jetën në fshat. Ajo la gjithçka dhe hapi një fermë dhish, për të treguar se Shqipëria mund dhe do të bëhët.

Fjalimi i Rigertës në Parlament

“Ejani ta shikoni, ejani në fshat se nuk vend ku ka hahet më mirë se në fshatrat tanë. Në doni bukë, kripë, ushqime e zemër bio ejani në fshat. Në doni qetësi e dashni ejani në fshat por do t’ju lutesha gjithsecilit prej jush mos të vijë me një makinë të vogël por të vijë me një fuoristradë sepse fshatrat, sidomos ato fshatra që nuk janë në akset rrugore kryesorë nuk shkon dot makina. E atje ku nuk shkon makina, nuk shkon asgjë, e as jeta. Fshatrat sidomos ata të strukurit nuk kanë rrugë, rrugë si arterie gjaku që e ushqejnë dhe i japin jetë. Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim. Nuk po kërkojmë asgjë tjetër: Ujë dhe rrugë. Unë kam ardhur këtu që të tregoj pse jo Gertën por kam ardhur këtu të sjell edhe Kristinën. Kristina është një bashkëfshatare e imja. Besoj se gjithsecili prej jush, sidomos ata që janë fshatarë e kanë nga një Kristinë në fshat. Ajo ka rrudha fisnike të përzhitura nga dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina. Ngrihet para diellit e ulet shumë pas tij. Oh, ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pastron vathin. Ngrihet dhe çon fëmijët në shkollë, ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë, ajo i përcjell më këmbë. Shet qumështin në shishet e coca-colës të lara me kujdes sepse ky është fshati. Shet ato 20 kokrra vezë, 3-4 kile rrush, domate jeshile, ato që kanë mbetur nga kopshti i mbjellë me lakra të zeza dhe presh që t’i ketë si rezervë për dimër. Shet ashtu Kristina e ulur në rrugë dhe po t’i thoni Kristinës ju se çfarë do Kristinë të të japë shteti ty, ajo me shumë modesti do të thotë: unë dua ujë edhe rrugë. Se ka dinjitet Kristina, nuk i kërkon asgjë tjetër shtetit të saj veçse ujë dhe rrugë. E unë do t’i shtoja kërkesave të Kristinës, ujë, rrugë, shkolla dhe qendra shëndetësore efikase, e miq e shokë. E nëse ju e pyesni përsëri Kristinën kë do të votoje, do të thotë do votoja që më sillte rrugën. Por Kristina e shkretë, që kur ishte bijë në fshatin e të atit dhe deri tani sot që është grua në fshatin e të shoqit, Kristina votoi e rivotoi ata që rrugën nuk ia sollën kurrë. E nëse do të pyesni ku është burri i Kristinës…Ai ka punuar ca kohë në kantieret e Rilindjes Urbane por presim që fshati të rilindë, atë presim ne. Kur fshatari t’i kthehet fshatit të tij, atëherë politika ka bërë diçka madhështore për fshatin. Nuk është një proces i lehtë dhe i shpejtë por dhe ne nuk shkojmë asgjëkundi, do të jemi këtu për ta ndihmuar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

https://youtu.be/m-KVwdaIc4g

Etiketa: mirditoreParlamentperlotrigerta loku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shkodrania 17 vjeçare që po habit Suedinë (film)

Shkodrania 17 vjeçare që po habit Suedinë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com