Mirditë, shfaqet në natyrë portreti i Skënderbeut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirditë, shfaqet në natyrë portreti i Skënderbeut

19:53 | 28/09/2018
në Gossip
0

Në qëndër të Oroshit, në një lëndinë të pjerrët, këto ditë është shfaqur portreti gjigant i Heroit tonë Kombëtar. Skulptori, bir i Oroshit Llesh Biba, e ka gdhendur atë në lëndinë me mjete rrethanore si degë të holla pemësh, lëkura të tyre dhe bar lëndine ku ka bërë kuriozë mjaft vizitorë të huaj dhe vendas.

Oroshi  është një zonë malore mjaft atraktive me mundësi të shumta për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe” Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik dhe kulturor.Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek XV ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të rezistencës anti osmane.

Në Orosh ka qenë edhe abacia e Mirditës. Kjo është një zonë me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit.Ka një histori të pasur bëmash dhe ngjarjesh që lidhen dhe me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeu. Dhe pikërisht, në Vitin e Skënderbeut edhe në Orosh është shfaqur madhërishëm portreti i Heroit tonë Kombëtar. Kjo histori që lidhet dhe me Mirditën ka frymëzuar skulptorin Llesh Biba, që ka sjellë në natyrë portretin e Skënderbeut. Lleshi  rrjedh prej kësaj zone dhe e njeh mirë historinë dhe traditën e saj. Ai më parë ka ndërtuar në natyrë “Sofrën e Burrave” ku rreth saj mund të ulen deri në 300 persona. Këto objekte simbolike të historisë dhe traditës,kanë bërë që drejt oroshit të lëvizin më shumë kureshtar dhe dashamirës të natyrës së virgjër. Një fshat piktoresk i radhitur nga Qeveria Shqiptare në “100 fshatrat”me zhvillim parësor për ekonominë dhe turizmin,nën këmbët e malit me emrin Nënshenjt dhe me fshatra të tjerë për rreth si Lajthiza, Ndërshenë e Lari, mundësojnë turizmin natyrorë  dhe atë familjar.Mikpritja në traditën e mirditorit është një nga virtytet më të rëndësishme e të hershme. Por turizmi familjar për mirditorët është një praktikë e re, që kërkon edhe parapërgatitje për krijimin e një mjedisi tërheqës për turistët.Kjo zonë nuk ka vetëm natyrën e bukur por edhe një histori qindra vjeçare. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kanë një histori, thonë ata.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Mirdita ka edhe shumë qendra arkeologjike si në Prosek, Përlat e Bukmirë, Kodër Rrëshen dhe Bukël. Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë.

Është përgjithësisht një bjeshkë nga më interesantet në veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj. Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj.

Kjo është një zonë me bukuri të rrallë natyrore ku mund të praktikohet turizmi gjithpërshirës, i gjelbër, i bardhë, kulturor dhe historik.Në Orosh gjendet dhe një shpellë tepër e veçantë, “Shpella e Pashës” . Specialistët e AdZM-së Lezhë, kanë vendosur shkallë në këtë shpellë me qëllim që ajo të bëhet e vizitueshme nga turistët.Kjo ndërhyrje u bë në bashkëpunim me banorët e zonës, duke bërë të mundur që kjo shpellë të jetë funksionale dhe e vizitueshme edhe në brendësi të saj.Që ky atraksion turistik të bëhet i prekshëm, kërkohet një vëmendje më e madhe në drejtim të infrastrukturës rrugore. Ajo është e vjetëruar dhe tepër e konsumuar gjë që e bënë të vështirë turizmin në këtë zonë mbresëlënëse. Futja e Oroshit në prioritetet qeveritare të zhvillimit, do ta kthejë këtë zonë në një burim të rëndësishëm përfitimi ekonomik për banorët e atjeshëm.

Në Orosh të Mirditës, historia dhe e bukura janë bashkë dhe presin që të të eksplorohen dhe të shijohen.

http://ata.gov.al/2018/09/28/orosh-shfaqet-ne-natyre-portreti-i-skenderbeut/

Etiketa: "Skenderbeu"Llesh BibaMirditëOroshskulptori

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Gjellë vere, se erdhi vjeshta!

Gjellë vere, se erdhi vjeshta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com