Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës ligji për statusin e punonjësve në industrinë e naftës dhe të gazit.
Në Komision kishte dy projekte, njëri i propzuar nga deputeti i PDIU-së, Omer Mamo dhe tjetri i propozuar nga qeveria, por pas diskutimeve palët implementuan dy nismat ligjore në një të vetme.
Omer Mamo: Një element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe trajtimi me pagesë në rast të ndërprerjes së punës në këtë sektor, me qëllim garantimin e një minimumi jetese dhe mosbraktisjen e tyre.
Demokratët e mbështetën ligjin, por kërkuan që kjo të mos përdoret për fushatë elektorale, por të zgjidhë përfundimisht problemet e punonjësve në industrinë e naftës. Statusi i naftëtarit synon që pavarësisht privatizimit dhe partneritetit publik privat në fushën e nxjerrjes së hidrokarbureve, shteti të japë garanci dhe mbrojtje për punonjësit.