Vllahutin: Jam e lumtur që sot u votua në parim drafti për reformën në drejtësi. Votimi është një lëvizje e mirë, por gjërat ende nuk kanë përfundar
Ambasada e SHBA-s ëdhe ajo e BE-sëpërshëndetën miratimin në parim të draftit për Reformën në Drejtësi, me votat unanime të mazhorancës dhe opozitës. Përmes një deklarate për mediat, ambasada e SHBA-së ka reaguar pak çaste pasi mazhoranca dhe opozita në komisionin e Reformës në drejtësi, dhanë votën pro draftit kushtetues për këtë reformë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në përshëndetjen e ambasadës amerikane.
Ndërkohë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha nga Shkodra se është krijuar momentin që KE në fund të vitit të japë rekomandimin.
“Jam e lumtur që sot u votua në parim drafti për reformën në drejtësi. Votimi është një lëvizje e mirë, por gjërat ende nuk kanë përfundar. vendi ka shumë punë, por kjo do të jetë pika e kthesës. Është krijuar momenti që KE në fund të vitit të japë rekomandimin.”