Ministrja Kodheli leksion në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, takohet dhe me liderin e BDI-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja Kodheli leksion në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, takohet dhe me liderin e BDI-së

13:52 | 04/03/2017
në Shqiperi
0

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mbajti një leksion para studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.Fillimisht ajo u prit në takim nga rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, prof. dr. Bashkim Rama, si dhe stafi pedagogjik i këtij universiteti.

Leksioni i mbajtur nga ministrja Kodheli kishte të bënte kryesisht me përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pritshmëritë e Maqedonisë në këtë rrugëtim. Duke folur për rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministrja Kodheli theksoi se siguria kombëtare krijoi garancinë më të fuqishme të mundshme.Në fjalën e saj, ministrja Kodheli, tha se me anëtarësimin në Aleancë, Shqipëria u bë partneri i qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me të cilat i duhet të diskutojë perspektivat dhe të ndajë vendimmarrjen. Ndoshta në dallim nga vendet e tjera të rajonit, anëtarësimi kishte rëndësi dhe më të madhe, pasi kjo aleancë, sipas saj, luajti një rol jetik në ndalimin e luftërave në Ballkan dhe posaçërisht, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për buxhetin e mbrojtjes, ministrja Kodheli paralajmëroi një shtesë fondesh që i paraprin një projekti të rëndësishëm për sigurinë e vendit. “Do të bëjmë një rialokim fondesh dhe ne do të përfitojmë si Ministri një shumë të konsiderueshme parash që do të na mundësojnë t’i futemi një projekti madhor, shumë të rëndësishëm për ne, për sigurinë e Shqipërisë.”- u shpreh ajo. Ministrja Kodheli iu përgjigj edhe pyetjeve të studentëve lidhur me sulmet terroriste, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe anëtarësimin në BE. Nuk mungoi as interesi në lidhje me ngrijtjen e një Qendre Ekselence në Shqipëri, për të cilën ministrja Kodheli u shpreh se Shqipëria do të vendosë “njollën” e parë të saj në NATO.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjatë qëndrimit në Strugë, zonja Kodheli zhvilloi një takim edhe me kryetarin e subjektit politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, me të cilin diskutoi në lidhje me ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ku zonja Kodheli tregoi gatishmërinë për të qenë edhe më tutje një zë i fortë në drejtim të vazhdimit të kësaj ndihme.

Gjithashtu në qytetin e Strugës, ministrja Kodheli vendosi buqeta me lule në bustin e kundërshtarit ekstremist të sundimit osman dhe autorit të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane, Dervish Hima si dhe të veprimtarit dhe personalitetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dr. Ibrahim Temo.

Etiketa: .Bashkim RamaAli AhmetiBDIMaqedoniMimi KodheliMinistrja e MbrojtjesStrugëtakimi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Veliaj: Sheshi Skënderbej hapet në qershor

Veliaj: Sheshi Skënderbej hapet në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com