Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qarkun Lezhë, zhvilloi vizita në institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Në takimet që pati me drejtuesit dhe punonjësit e zyrave të Hipotekës, ALUIZNI-t, Përmbarimit, Shërbimit të Provës në Lezhë dhe Rrëshen, Gjonaj u njoh nga afër me ecurinë e punëve si dhe me problematikat që ndeshen në përditshmëri.
Ministrja nënvizoi prioritetin kryesor të qeverisë dhe të ministrisë, ku gjithashtu u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje ryshfeti, duke paralajmëruar largime nga puna.
Ndër kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi, Ministrja porositi drejtuesit e institucioneve që të trajtojnë me përparësi kërkesat që vijnë nga organet e vettingut.