Pas takimit, ministrja Morton ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ndërsa shprehet se fokusi i bisedës ishte politika në Shqipëri.
Ajo thekson se pati një diskutim të frytshëm më liderin e PD-së, duke shtuar se opozita ka rol të rëndësishëm në parlament.
“Një diskutim i frytshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zëri i qytetarëve është i përfaqësuar”, shkruan në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.