Nga monitorimi i fundit që i është bërë vijës bregdetare në vend, rezulton se në plazhe nuk plotësohet as 20 % e kushteve të sigurisë., ka pohuar Ministria e Turizmit.
Krenar Kalo, drejtor i Turizmit pranë MZHETS, u shpreh se: – “Problematika në rastin konkret është mungesa e bovave që kufizojnë hapësirën notuese, bovave ku duhet të qëndrojnë motorët e ujit dhe ku duhet të lëvizin, kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare”.
Kalo thotë se këto problematika janë ngritur në disa takime me përfaqësuesit e pushtetit lokal, që ka detyrë administrimin e plazheve. Por kur jemi në pikun e sezonit turistik, ende ato mbeten të pazgjidhura.
“Zgjidhja duhet të kërkohet tek bashkitë, që kanë edhe të drejtën e mbylljes së pikave të stacionimit të plazheve nëse ato nuk plotësojnë kriteret dhe kushtet e përcaktuara”, vijoi Kalo.