Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron akt monstruoz, sulmin me armë kimike kundër civilëve në Siri.
Ministria deklaron se Shqipëria mbështet përpjekjet për hetim ndërkombëtar.
“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CWC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri. MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë.
MPJ thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij”, thuhet në reagim.