Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj të ri për armëmbajtjen pa leje. Projekti i ri i kësaj ministrie, korigjon nenin 278 të Kodit Penal që ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje. Pak kohë më parë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Gjykatat shprehën shqetësimet e tyre për paqartësitë në ligj ku dhe kishin konstatuar gabime në përmbajtje siç ishte dënimi me 50 vjet burg i personave që kapen me armë pa leje.
Për shkak të këtyre ankesave, Ministria e Drejtësisë hartoi projektin e ri. “Ky rregullim trajton te gjitha shqetësimet e vërejtura. Projekti do i dërgohet për mendim prokurorisë, anëtarëve të qeverise dhe grupeve të interesit. Më pas do të dërgohet në qeveri për t’iu propozuar më pas Kuvendit” informon ministria e Drejtësisë.