“Problemet e Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, ngërçi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike. Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua që shumica e popullsisë në Serbi ende mendojnë që Rusia iu ofron ndihmë më të madhe financiare”- tha në Berlin ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel.
Ai theksoi po ashtu edhe planet konkrete për rritjen e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit duke thënë: “Ne duhet t’i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë, si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë”.