Ministri grek i Mbrojtjes: Rama po na provokon, por në NATO flet ndryshe! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri grek i Mbrojtjes: Rama po na provokon, por në NATO flet ndryshe!

16:13 | 14/09/2017
në Shqiperi
0

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet dypalëshe.

Kammenos i ka cilësuar si provokuese jo vetëm deklaratat e shefit të qeverisë, por edhe, siç ka thënë “disa lëvizje që bëhen rreth minoritetit grek në Shqipëri”. 

Por Kammenos është shprehur se pavarësisht deklaratave, Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kamenos, që është dhe kryetar i partisë se djathte “Grekët e Pavarur” dhe aleati i vetëm në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga Aleksis Tsipras, i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Selanik, ku u pyet nga gazetarët për më shumë se një orë e gjysmë.

Kammenos u pyet edhe për zhvillimet lidhur me planin e përgjithshëm vendor në Himarë, dhe nëse e konsideronte si provokim nga ana e Edi Ramës shembjen e disa objekteve atje.

“Është e vërtetë se në nivel deklaratash verbale zoti Rama është provokues.

Dhe paralelisht, edhe disa lëvizje që bëhen rreth minoritetit.

Mirëpo, konsideroj se Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar, edhe njerëz që kanë qenë emigrantë në Greqi, njerëz që kanë lidhje me Greqinë, njerëz që kërkojnë nënshtetësinë greke.

Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë”, tha ai.

Kammenos tha se deklaratat që konsiderohen si provokuese në Athinë, mund të ndikojnë në izolimin e Shqipërisë dhe se ato nuk kanë asnjë lidhje me deklaratat që qeveritarët shqiptarë bëjnë në forumet ndërkombëtare.

“Konsideroj se përpjekjet nga elementë ekstremistë, për të krijuar probleme me minoritetin grek të Epirit të Veriut, të vetmin rezultat që do të mund të kenë është izolimi i Shqipërisë.

Dua t’ju them se kur takohemi jashtë shtetit, në nivel deklaratash, (shqiptarët) janë shumë të kujdesshëm.

Shqipëria, megjithëse nuk ka flotë detare, dërgoi një anije në përbërje të SNMG2 në detin Egje, si pjesë e operacionit të përbashkët të NATO-s.

Dhe asnjëherë deklaratat që bëhen në nivel të NATO-s nuk janë si deklaratat publike të zotit Rama”.

Pasi iu referua edhe faktit se muajin e kaluar nga Greqia u dërguan aviona zjarrfikës që siç tha, operuan jo vetëm në fshtarat e minoritetit, por në gjithë Shqipërinë, aty ku ishte e nevojshme, ministri grek i Mbrojtjes tha: “Nuk besoj se ka arsye që të vazhdojë kjo politikë e provokimeve”.

Ministri grek i Mbrojtjes u pyet edhe për çështjen e shumë përfolur të shtatë rekrutëve shqiptarë që në fillim të vitit ishin fotografuar brenda një mjedisi ushtarak duke bërë shenjën e shqiponjës.

Ndryshe nga atëherë, Kammenos ishte shumë më i zbutur në pronocimin e tij.

“Ata morën dënimet e parashikuara, si nga unë, edhe nga shefi i shtabit të përgjithshëm. Por duhet të dini se ai imazh që u prezantua nuk ishte i vërteti. Ata janë një përjashtim. Ka djem që paraqiten në ushtri dhe që nuk janë “vorioepirotë”, por janë nga familje krejtësisht shqiptare, prindërit e të cilëve erdhën në Greqi, lindën këtu dhe morën nënshtetësinë greke.

Dhe janë ushtarë të shkëlqyer. E kryejnë detyrën e tyre dhe e shohin Greqinë si atdheun e dytë. Dua të jem absolutisht i drejtë. Shumica e tyre janë patriotë dhe ndihen grekë, si gjithë të tjerët”.

/Ora News/

Etiketa: edi ramagrekministriNATOpanos kammenos

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Departamenti i Shtetit, konfirmon Llotarinë Amerikane edhe për 2018

Departamenti i Shtetit, konfirmon Llotarinë Amerikane edhe për 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com