Dritan Demiraj, Ministri i Brendshëm teknik ka fituar gjyqin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes duke u rikthyer kolonel në Forcat e Armatosura.
Ky vendim detyron Ministrinë e Mbrojtjes që t’i paguajë 36 paga Demirajt dhe detyrimet e tjera financiare që nga koha kur u lirua nga detyra.
Demiraj u largua 3 vite më parë nga Mimi Kodheli me argumentin se ishte larguar nga Shqipëria pa leje.
Pas denoncimit të Demirajt në Gjykatën Administartive kërkesa iu rrëzua, por apelimi në Gjykatën Administrative të Apelit shfuqizoi vendimin e mëprashëm duke i dhënë të drejtë.