Ndërkohë që brenda Kuvendit të Shqipërisë po mbahej seanca e rradhës plenare, një përfaqësi e sindikatës së minatorëve vijojnë të protestojnë para parlamentit.
Të kryesuar nga Fiqiri Xibri, miratorët kërkojnë miratimin e statusit të minatorit. Sipas minatorëve ligji i ri i cili rrit pensionin e miratorëve me 1 % për çdo vit pune nën tokë, favorizon ata që marrin pensione minatori pa të drejtë. Minatorët e cilësojnë ligjin si një pallavër politike që nuk i trajton me dinjitet.
Një tjetër kërkesë e tyre është hapja e dosjeve të minatorëve për të shmangur rastet abusive ku me anë të falsifikimeve persona të caktuar kanë përfituar pension.