Një autobus me turistë nga Kosova ka marrë flakë në segmentin rrugor Rrëshen- Milot.
Nga incidenti fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërsa drejtuesi i mjetit është shprehur se flakët kishin ardhur nga mbinxehja e motorit.
Mësohet se autobusi ishte nisur nga Kosova dhe do të shkonte në Shkodër.
Pasagjerët që ndodheshin në autobus do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me një tjetër automjet.