Milot-Balldren/ Tabaku: Po përdoret nga Rama për të pastruar paratë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Milot-Balldren/ Tabaku: Po përdoret nga Rama për të pastruar paratë

16:46 | 31/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka zbardhur aferën korruptive të qeverisë lidhur mbi ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Sipas Tabakut, kjo kontratë po përdoret nga qeveria Rama për të pastruar paratë dhe po vjedh qytetarët.

Tabaku ka rënditur edhe pikat ku edhe “Departamenti Amerikan i Shtetit,  shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

•     Projekti mafioz i rrugës prej 17 km Milot- Balldre, do të kushtojë 295 milionë euro, nga 254 milionë sa ishte parashikuar në kontratë, po përdoret për pastrimin e parave, po vjedh dhe zhvat qytetarët, ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve.

•     Qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK, në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola. Kontrata i hap rrugë rritjes fiktive të kostos.

•     Skema mafioze pjesë e së cilës është Edi Rama, do të detyrojë qytetarët që të paguajnë 17 milionë euro për 1 kilometër, për një rrugë fushore.

•     Departamenti Amerikan i Shtetit,  shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

•     Kjo kontratë, nqs kalon në Parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.

“Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze.

Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mundtë shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama.

Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot.

Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro.

Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash.

1.    KOSTO

•     në Buxhetin 2018  ky projekt u parashikua 113 mln euro.

•     Me pas, tenderi u hap me 50 milionë euro më shumë, duke e çuar vlerën ne 161,5 mln euro.

•     Në kontratë vlera shkon në 216 mln euro, bashkë me tvsh do të kushtojë 256 mln euro.

•     Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në tabelën e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë.

•     Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet me vendim parlamenti. Kontrata që do të miratohet nga ushtarët e Edi Ramës në parlament, lë hapësirë që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimeve, kostoja të ndryshojë. Këtë e konfirmon neni 35,2 i kontratës.

•     Pjesë e skemës mafioze, që sjell  kosto shtesë në buxhetin e shtetit është monedha në të cilën është firmosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por në euro, duke rrezikuar një dëm edhe më të madh në të ardhmen, ku buxhetit do t’i duhet të paguajë më shumë para për të shlyer detyrimin në euro.

Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz duhet të  shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv.

2.    TENDERI

•     Në tetor 2018 u shpallu tenderi me vlerë 161 mln euro. Por vlera e kontratës u rrit pas shpalljes së tenderit, kohë në të cilën ndodhi rinegocimi.

•     Për herë të parë në historinë e kontratave publike, kjo bëri që vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh nderkohëe që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar.

•     Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.

•     Kjo kontratë e fituar nga Firma ANK si ofertë e pakërkuar është bërë në interes të privatit, jo të shtetit. Sa herë që kjo firmë has vështirësi në kryerjen e punës apo kostot e punëtorëve të saj rriten, firmao mund të rrisë koston e PPP-së ndërsa shteti është i detyruar të pranojë kërkesat e saj, duke mbuluar çdo kosto, duke e mbrojtur nga çdo rrezik.

Lealba Pelinku

3.    KOMPANIA

Krijimi i kompanisë është një tjetër pjesë e skemës mafioze.

• Ky propozim i pakërkuar fitoi si i tillë duke qenë një bashkim operatorësh, më saktë kompanisë ANK dhe Bardhi Konstruksion SHPK. Kjo e fundit, krijuar në fund të vitit 2018,  me kapital 100 mijë lekë, do të merrej me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen,ndërkohë që, si tregohet nga ekstrakti I kompanisë, kompania Bardhi Konstruksion Shpk ka ortak të saj po kompaninë ANK. Pra bëhet fjalë vetëm për një operator, ish deputetin e partise Socialiste Agim Kola.

• Shoqëria e dytë pse është eshte bere pjese e bashkimit te operatoreve? Nuk ka asnjë kapacitet shtesë, sepse është e sapoformuar. Dyshimi i arsyeshëm që lind është që kjo shoqëri është krijuar për të  formalizuar dhe futur në lojë paratë e pista, një skemë e ngjashme kjo me Unazen e Re.

• Kompania ka aktive prej 2 mld lekësh (20 mln euro) të cilat nuk mund të angazhohen të gjitha për këtë objekt, ndërkohë që deklaron se ka 50 milionë Euro për t’i investuar në këtë projekt dhe do të marrë një kredi me garanci sovrane për të ndërtuar rrugën. Kjo kredi fare mire mund te ishte marrë nga shteti me interesa më të ulëta, nderkohë që po e merr privati me interes 5%.

• Për një rrugë që koston fillestare e kishte 113 milionë euro, buxheti i shtetit po paguan rreth 3-fishin e vlerës, që mund të shkojë deri në 300 mln euro dhe investime me norma kaq të larta fitimi, nuk ka asnjë biznes u ndershëm.

• Një kontratë e tillë është tejet favorizuese për kompaninë dhe e shndërron shtetin në çirakun e saj. Asnjë pikë e kontratës nuk garanton palën publike dhe shqiptarët, përkundrazi, gjithçka është vendosur në favor të njërës palë,duke e shndërruar kontratën në pazar të njëanshëm.

Kur qeveria lancoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel dhe duke e ditur që asnjë biznes i ndershëm nuk do të kishte këtë kapital në dispozicion!

I këtij mendimi ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

Jorida Tabaku

Sot,  fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë.

Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim!

Etiketa: edi ramaIsh-deputetja demokrateJorida Tabakundërtimi i rrugës Milot-Balldrenvjedhja

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Geraldina Sposa prezanton koleksionin e ri të fustaneve të nuserisë

Geraldina Sposa prezanton koleksionin e ri të fustaneve të nuserisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com