Militanti i Hamasit plagos 8 persona në Tel Aviv ndërsa Izraeli vazhdon me operacionin në Bregun Perëndimor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Militanti i Hamasit plagos 8 persona në Tel Aviv ndërsa Izraeli vazhdon me operacionin në Bregun Perëndimor –

16:31 | 04/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një militant i Hamasit përplasi të martën makinën e tij në një stacion autobusi të mbushur me njerëz në Tel Aviv e më pas nisi të godasë me thikë ata që ndodheshin aty, duke plagosur tetë vetë. Grupet militante palestineze e vlerësuan sulmin, duke e cilësuar atë si përgjigje ndaj operacionit të vazhdueshëm ushtarak të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shefi i policisë Kobi Shabtai u tha gazetarëve se një civil i armatosur kishte qëlluar dhe vrarë personin që kreu sulmin në Tel Aviv.

Ngjarja vjen ndërsa trupat izraelite po vazhdojnë kërkimet për militantë palestinezë dhe armë në kampin e refugjatëve Jenin. Buldozerë ushtarakë u futen mes rrugicave duke detyruar largimin e mijëra banorëve. Numri i viktimave në mesin e palestinezëve u rrit në 10, brenda dy ditësh.

Bastisja në shkallë të gjerë, e cila filloi të hënën, është një nga operacionet më intensive ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati dy dekada.

Ajo vjen ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu po përballet me një trysni në rritje nga aleatët e tij politikë ultranacionalistë për një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të fundit ndaj vendbanimeve izraelite.

Më shumë se 140 palestinezë janë vrarë këtë vit në Bregun Perëndimor, pasojë e rritjes së dhunës njëvjeçare. Si pasojë e sulmeve palestineze janë vrarë të paktën 26 izraelitë.

Grupi militant islamik Hamas e vlerësoi autorin e sulmit në Tel Aviv duke e cilësuar si një “luftëtar martir” dhe tha se sulmi ishte “heroik dhe hakmarrës për operacionin ushtarake në Jenin”. Nuk dihet nëse personi që kreu sulmin ishte dërguar nga grupi apo ka vepruar vetë. Sulmi u vlerësua edhe nga Xhihadi Islamik, një grup militant me një prani të madhe në Jenin./VOA

Read more

Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave

Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare –

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

Të Lidhura

nga 27
23:44 | 12/06/2026
0

Samir Mane është Stacionin “shtet” më vete në Palasë! E gjithë Himara përdor Stacionin e Transferimit të Mbetjeve në Qafën...

Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare –

nga 27
23:02 | 12/06/2026
0

Kanadaja dhe Bosnje Hercegovina nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të grupit B....

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

nga 27
22:44 | 12/06/2026
0

Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet, në ditën e 13-të të tubimeve të tyre, me pjesëmarrje në rritje të qytetarëve...

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

nga 27
22:00 | 12/06/2026
0

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Para
Në kërkim për aferën e inceneratorëve, arrestohet shqiptari në Gjermani –

Ekstradohen 4 shtetas nga Italia, Greqia, Gjermania e Spanja/ Ja për çfarë akuzohen. Detajet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave

Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave

23:44 | 12/06/2026

Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare –

23:02 | 12/06/2026
Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –

22:44 | 12/06/2026
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –

22:00 | 12/06/2026
Përgëzojmë SPAK për arrestimet lidhur me Zvërnecin! –

20:12 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave
  • Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare –
  • Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, rritet pjesëmarrja e emigrantëve –
  • Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia –
  • Përgëzojmë SPAK për arrestimet lidhur me Zvërnecin! –
  • Senatorët amerikanë duan të godasin Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vangjel Tavo ndërton për “Green Coast” një landfill në Palasë/ 750 MLN lekë i jepen me tender fiktiv nipit të Sadri Abazit për gropën e plehrave
  • Kanadaja arrin të barazojë Bosnje Hercegovinën në një ndeshje spektakolare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com