Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet, në ditën e 13-të të tubimeve të tyre, me pjesëmarrje në rritje të qytetarëve dhe emigrantëve që i janë bashkuar protestës.
Qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kuqezi, ndërsa kanë artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe social.
Mes sloganeve të dëgjuara gjatë marshimit janë: “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama jep dorëheqjen”, “Anulo projektin” dhe “Bashkohuni me ne”. Protestuesit kanë vijuar gjithashtu me thirrje drejtuar institucioneve vendore dhe figurave politike.
Numri i pjesëmarrësve është rritur krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa organizatorët dhe protestuesit theksojnë se tubimi ka marrë përmasa më të gjera, përfshirë edhe diasporën shqiptare.
Marshimi, i cili po vijon në disa akse të qytetit, po monitorohet nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e situatës dhe shmangien e incidenteve.
gijotina.com/







