Rezultati i referendumit në Britani për daljen nga Bashkimi Evropian ka lënë edhe shumë të pakënaqur. Më shumë se 1 milion persona kanë firmosur për të zhvilluar një referendum tjetër për të njëjtën çështje.
Organizatorët kërkojnë rregulla të reja për referendumin, duke theksuar se ai duhet të quhet i vlefshëm kur për çështje të mëdha kombëtare të marrin pjesë jo më pak se 75% e popullit britanik dhe rezultati të miratohet me një shumicë jo më pak se 60%.
Kujtojmë se në referendumin daljen e Britanisë nga BE-ja, votuan 52% e pjesëmarrësve në votime. Firmat janë mbledhur në Londër, Brighton, Oxford, Cambridge dhe Manchester.