Peticione të shumta janë ndërmarrë online në lidhje me udhëtimet dhe vendet më të vizituara gjatë pushimeve verore të këtij viti.
Ditë më parë, miliona amerikanë u shprehën të gatshëm të mblidhen në 20 shtator, me qëllim që të vërshojnë masivisht drejt bazës sekrete amerikane “Area 51” në Nevada.
Qëllimi i tyre është të marrin vesh njëherë e mirë nëse brenda fshihen alienë. Kjo bazë është nga më të famshmet për teoritë konspirative me alienë.
Peticioni mban titullin: “Le të vërshojmë në “Area 51, s’na ndalojnë dot të gjithëve”.
Mirëpo së fundmi në internet ka nisur firmosja e një peticioni tjetër me titull “Le të vërshojmë në Trekëndëshin e Bermudës, nuk na gëlltit dot të gjithëve”.
Deri tani 18 mijë persona kanë firmosur.
Vinin baste sportive në lokale, arrestohet një person –
Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati. Zbulohen...