Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Milani pas Korres, tani kërkon sulmuesin e Realit

Nga Klodiana 0

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, Maldini ka programuar një takim drejt kryeqytetit spanjoll për javën e fundit të merkatos, ku do të ulet sërish me drejtuesit e Realit.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë mjaft të mira, sidomos edhe pas operacionit Teo Hernandez. Tashmë, Milani i ka hedhur sytë edhe nga sulmuesi Mariano Diaz.

Teksa tratativa për Korrean mbetet e bllokuar, “Djalli” po kërkon 26-vjeçarin e Realit, ku edhe rroga e tij e prej 2.5 milionë eurosh, e bën të përballueshëm për kuqezinjtë. Gjithsesi, vëmendjen kryesore Milani e ka tek Korrea, ku Atletiko kërkon 55 milionë euro, por në kampin kuqezi deri më tani, kanë ofruar 40 milionë plus bouset.

PANORAMASPORT.AL

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej