• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Migjeni dhe Luli i Vocerr kthehen në Pukë

13:53 | 18/04/2016
në Uncategorized
0

Artisti pukjan, Fran Gjoka, i dhuron qytetit të tij shtatoret e  derdhura në Bronx

Një artist nga Puka i ka bërë dhuratë qytetit të tij shtatoren prej bronxi të Migjenit bashkë me lulin e vocërr. Si sot 80 vite më parë, Millosh Gjergj Nikolla shkoi në Pukë si mësues atje ku zë fill edhe tregimi i tij i famshëm,: “Luli i vocërr”.  Ai kthehet pas  80 viteve i derdhur në bronx bashkë me personazhin e  tij.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

migjen 2Diplomati Flamur Gashi përcjell fotografitë e ceremonisë së vendosjes së shtatores së Migjenit dhe një dedikim për artistin, Fran Kola, i cili i bëri dhuratë qytetit të tij statujën e poetit të madh shqiptar.

“Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI, sot kthehet se bashku me Lulin … i derdhur ne bronz.

Miku im i mire Fran Gjoka, artisti dhe humanisti nga Puka qe jeton ne Detroit – SH.B.A, ja beri dhurate kete shtatore qytetit te tij te lindjes… Një punë shumë e mirë e skulptorit Ardian Pepa”, shkruan Flamur Gashi.

migjen

migjeni3

 

Luli i Vocerr

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!
Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe…shikon.

migjeni i riGjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t’i ngrohi kambët. – Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis… Noshta, ndoshta…
Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Arrestohet Emiljano Shullazi

Krimet e rënda vendosin sot për Shullazin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestimi i Belerit, ambasadorja greke shkon në Ministrinë e Jashtme –

Sulmi kamikaz në Ankara, vjen reagimi i parë nga Shqipëria –

11:47 | 01/10/2023
Meritoni vëmendje më të madhe –

Meritoni vëmendje më të madhe –

11:39 | 01/10/2023
EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me silenciator –

EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me ‘Scorpions’ në makinë

11:33 | 01/10/2023
EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me silenciator –

EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me silenciator –

11:31 | 01/10/2023
Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –

Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –

11:13 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Sulmi kamikaz në Ankara, vjen reagimi i parë nga Shqipëria –
  • Meritoni vëmendje më të madhe –
  • EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me ‘Scorpions’ në makinë
  • EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me silenciator –
  • Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, ja ku do aktivizohet –
  • Rrjedhja e gazit në një karburant të Tiranës, arrestohen tre persona –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmi kamikaz në Ankara, vjen reagimi i parë nga Shqipëria –
  • Meritoni vëmendje më të madhe –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com