Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar se sot do të bëjë një vizitë në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se ai do të pritet nga homologia e tij presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
Në orën 12:50, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.
Ndërsa në orën 13:00, presidentja Osmani dhe presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Njoftimi:
Në orën 12:50, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.
Në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.